Menu

Përdorej në mjekësinë tradicionale, cilat janë përfitimet shëndetësore të hudhrave të shtypura

Nuk vihet në dyshim se hudhra është ndër perimet më të shëndetshme në planet. Hudhra ka qenë pjesë e mjekësisë tradicionale tash e sa shekuj dhe mund të trajtojë shumë probleme serioze shëndetësore.

Ka shumë persona që hudhrën e përdorin edhe si trajtim anti-kanceroz. Ngrënia e rreth pesë karafilave të shtypur të hudhrës në përditshmëri mund t’i trajtojë në mënyrë efektive infeksionet kërpudhore.

Hudhra e shtypur është ndër më të shëndetshmet pasi që përmes saj e lironi një enzimë e cila e lufton kancerin. Enzima e njëjtë ka edhe veti anti-kërpudhore.

Vlen të theksohet se ka shumë mënyra për konsumimin e hudhrës, mund ta hani direkt siç është ose mund ta shtoni në ushqimin tuaj.

Mbi 4,200 studime të kryera kanë dëshmuar se hudhra i trajton rreth 150 probleme shëndetësore, duke përfshirë:

Akumulimin e pllakave në arterie

Helmimin me mërkur

Dëmtimet në ADNn

Kancerin

Diabetin etj.

(Gazeta Sot)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed