Menu

Përdorën fotoshopin, 4 të arrestuar në Kadastër, falsifikuan dokumentet e një prone 2000m2 në plazhin e Durrësit

Duke përdorur fotoshopin 4 punonjës të Kadastrës së Durrësit kanë falsifikuar dokumentat dhe kanë regjistruar një pronë 2000m2 dhe një ndërtesë 550 m2 mbi të.

Janë arrestuar me vendim gjykate Ilias Fisheku, Giraon Aliko, Mikel Zaho, Rakip Haxhi. Prona e regjistruar është në zonën bregdetare, fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.\ Është një dosje e hartuar nga grupi i prokurorëve që merren me krimin ekonomik. Priten edhe arrestime të tjera në lidhje me këtë dosje.

Përdorën Photoshop dhe dokumente të falsifikuara për të regjistruar tokën prej 2000 m2 te Plepat në Durrës, 4 të arrestuar, mes tyre juristi i kadastrës

Policia e Durresit

Policia e Durrësit ka dhënë informacione në lidhje me arrestimet e ndodhura në kadastrën e Durrësit, ku në pranga ranë 4 persona, mes tyre edhe juristi i Kadastrës Mikel Zaho.

Gjatë operacionit të koduar “Mbikalimi” janë arrestuar Ilias Fisheku, 62 vjeç, banues ne Fier,  Giraon Aliko, 36 vjeç, lindur dhe banues në Plepa Durrës, Mikel Zaho, 43 vjeç , me pune në Zyrat e Kadastrës Durrës, ndërsa u la në “arrest shtëpie” Rakip Haxhiu, 77 vjeç.

Të arrestuarit në bashkëpunim me njeri tjetrin me dokumente të falsifikuara, kanë aplikuar dhe regjistruar në Hipotekën e Durrësit një pasuri të paluajtshme 2000 m2, tokë Truall dhe mbi te 550 m ndërtese, në zonën bregdetare, fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.

Pasuria është regjistruar ne kadastër faktikisht me dokumente të falsifikuara në emër të Giraon Aliko dhe Rakip Haxhiu,ku është përdorur Photoshop për lejen e legalizimit për objektin me një sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2.

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe të “mashtrimit”, te kryer në bashkëpunim.

alert.al/

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed