Menu

Përfitimet shëndetësore nga rrushi

Studimi, i publikuar në revistën shkencore Nutrients vërejti se çfarë mund të ofrojë rrushi kur bëhet fjalë për përfitimet shëndetësore.

Studiuesit fillimisht u kërkuan pjesëmarrësve të hanin një dietë me pak polifenole për katër javë për të vlerësuar më mirë përfitimet e frutave. Polifenolet janë komponime që gjenden përgjithësisht në ushqimet me bazë bimore që ndihmojnë në trajtimin e një sërë problemesh shëndetësore si diabeti. Pasi kaluan katër javët, pjesëmarrësit u udhëzuan të hanin 46 gram pluhur rrushi në ditë, që është afërsisht një filxhan e gjysmë me rrush.

Në fund të studimit, studiuesit zbuluan se mikrobet e zorrëve të pjesëmarrësve kishin ndryshuar dhe kolesteroli i tyre ishte më i ulët. “Ne zbuluam se rrushi ka një efekt të dobishëm në bakteret e zorrëve, gjë që është një lajm i mirë, pasi një zorrë e shëndetshme është kritike për shëndetin e mirë”, tha autori i studimit Dr. Zhaoping Li. “Ky studim thellon njohuritë tona dhe zgjeron gamën e përfitimeve shëndetësore për rrushin, edhe pse studimi përforcon përfitimet shëndetësore të zemrës nga rrushi duke sjell kolesterol më të ulët”.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed