Menu

Përfitimet shëndetësore që vijnë nga ecja, por çfarë ndodh nëse ekspozohemi në ajër të ndotur

Përfitimet shëndetësore që vijnë nga ecja janë të shumta, por studimet e reja tregojnë se ato mund të ‘anulohen’ si pasojë e ekspozimit në ajër të ndotur.

Këto hulumtime nga britanikët kanë zbuluar se doza e ajrit të cilën e thithin të moshuarit kur ecin në qendër të Londrës më shumë shkakton dëme sesa të mira.

Edhe pse ecja aktive rekomandohet nga ekspertët si pjesë e stilit të shëndetshëm të jetesës, hulumtuesit kanë zbuluar se ecja në ajër të ndotur mund t’i bllokojë arteriet dhe ta çrregullojë funksionin e mushkërive.

Për këtë studim janë testuar 119 persona mbi moshën 60 vjet, 40 prej të cilëve ishin të shëndetshëm, 40 kishin ndonjë sëmundje të mushkërive dhe 39 prej tyre kishin sëmundje ishemike të zemrës.

Hulumtimet e mëparshme nga britanikët kanë treguar se ekspozimi afatgjatë në ajër të ndotur çon në inflamacionin e enëve të gjakut, duke i përfshirë enët të cilat e furnizojnë zemrën.

Ky studim është publikuar në revistën ‘The Lancet’.

Qendra Alert/Ale

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed