Menu

Përleshje në Lezhë, 2 vëllezërit nga Kosova rrihen me 2 vëllezër nga Shëngjini, të katërt në spital

Katër të rinj janë proceduar penalisht nga Policia në Lezhë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Këta shtetas, dy vëllezër nga Kosova dhe dy vëllezër nga Shëngjini, janë kanë qëlluar me sende të forta drejt njëri-tjetrit dhe për pasojë kanë përfunduar në spital.

Referuar njoftimit të Policisë, dy vëllezërit nga Kosova Çlirim dhe Qerim Zeneli, janë konfliktuar me dy vëllezërit nga Shëngjini Amarildo dhe Adriano Jushi.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje ” ,kryer në bashkëpunim, shtetasit: Ç.Z.,23 vjeç, Q.Z., 21 vjeç (vëllezër),banues në Kosovë,  A.J., 24  vjeç dhe A.J., 24 vjeç (vëllezër),  banues në Shengjin.

Këta shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta ,ku  si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta  të katërt dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed