Menu

Pesticidet, të pranishme në 91% të flokëve të deputetëve dhe njerëzve që punojnë në Parlamentin Evropian

Një studim i kryer nga OJQ Pollinis denoncon se 91% e njerëzve të testuar në Parlamentin Evropian përmbajnë gjurmë pesticidesh në flokët e tyre. Pollinis është një OJQ franceze jofitimprurëse që lufton kundër rënies së pjalmuesve dhe erozionit të biodiversitetit, duke promovuar bujqësi të qëndrueshme. Për të dokumentuar ndotjen mjedisore nga pesticidet, organizata ka nisur një fushatë duke mbledhur mostra flokësh nga 44 persona, duke përfshirë eurodeputetë, shkencëtarë dhe gazetarë. Mostrat u analizuan për 62 substanca kimike (përfshirë 20 të ndaluara në Bashkimin Evropian), për të vlerësuar praninë dhe qëndrueshmërinë e tyre në mjedis.

Termi pesticid i referohet substancave të përdorura për parandalimin, kontrollin ose eliminimin e organizmave, bimëve, kafshëve, kërpudhave dhe baktereve që konsiderohen të padëshirueshme. Varësisht nga synimi i tyre, pesticidet ndahen në disa kategori: Herbicide (kundër barërave të këqija), insekticide (kundër insekteve), fungicide (kundër kërpudhave dhe mykut).
Të përdorura gjerësisht në bujqësi, pesticidet gjenden gjithashtu në produkte të shumta shtëpiake: Trajtimet e drurit, kundër mushkonjave, tek produktet veterinare, produktet e kopshtarisë…

Testimi i flokëve është një mjet efektiv për të vlerësuar shkallën e ndotjes me pesticide në mjedis. Përqendrimet e pesticideve të zbuluara lidhen drejtpërdrejt me nivelin e ekspozimit dhe prania e tyre në flokë nuk ndikohet nga ndryshimet afatshkurtra të ekspozimit si në gjak apo urinë.

Nga kjo analizë dolën disa të dhëna shqetësuese : 91% e njerëzve rezultuan pozitivë për praninë e pesticideve dhe 95% përmbanin pesticide ose metabolitët e tyre të paautorizuar në Bashkimin Evropian. Nga 62 komponime të kërkuara, 27 (44%) ishin të pranishëm në të paktën 1 mostër, ndërsa prania e 3 pesticideve mesatarisht u regjistrua në çdo person. Numri më i madh i formulimeve të zbuluara në një mostër flokësh ishte 11.

Fatkeqësisht, pesticidet janë të gjithëpranishme në mjedis dhe ekspozimi ndodh kryesisht me gëlltitje dhe thithje: Përmes ujit dhe ushqimit, aktiviteteve shtëpiake, por edhe përmes ajrit, pasi këto substanca mund të vendosen në grimcat e pluhurit që thithim. Duhet mbajtur mend se pesticidet mund të shpërndahen nga era për disa kilometra rreth zonës së spërkatjes. Përveç kësaj, burimet jo-bujqësore të emetimeve si produktet shtëpiake, repelentët e mushkonjave, produktet veterinare (pesticidet), trajtimet e marimangave ose produktet fitosanitare si herbicidet ose insekticidet që shiten në supermarkete janë kryesisht të nënvlerësuara. Strukturat prej druri (kornizat, mobiljet e vjetra prej druri) trajtohen për të shmangur dëmtimin nga myku ose insektet. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed