Menu

Policët kallëzojnë kryebashkiakun Pjerin Ndreu: Na pengoi të mbyllim lokalin me muzikë të lartë

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu është përfshirë në një incident policinë e këtij qyteti dhe konflikti ka përfunduar në prokurori.

Ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet e zonës bregdetare të Shëngjinit, ku mbrëmjen e së enjtes, pas orës 23:00, patrulla e policisë pretendon se ka konstatuar muzikë me volum të lartë tek një hotel me emrin “Fjordi”.  Në këto kushte një patrullë me 3 efektivë të “Shqiponjave”, kanë kërkuar ndërprerjen e muzikës dhe mbylljen e lokalit, por kanë hasur në kundërshtinë e pronarit të hotelit, shtetasit Vladimir Gjekaj. Në ndihmë të patrullës së Shëngjinit ka shkuar edhe forca e posaçme “Shqiponja”, të cilët në debat e sipër kanë tentuar të shoqërojnë në komisariat pronarin e hotelit, por referezuar kallëzimit penal në ato momente ka dalë kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Sipas policëve, ai u ka thënë se aty po zhvillonte një aktivitet bashkia, prandaj duhet të largoheshin.

“Për të mos krijuar një situatë më të rëndë, ne jemi tërhequr duke njoftuar me radio sallën operative dhe eprorët tanë. Ata nuk ndërmorën asnjë veprim dhe na thanë në telefon lëreni, mos u merrni më, largojuni prej aty…” -ka treguar një nga punonjësit e policisë, që kanë bërë kallëzim penal kundër biznesmenit Vladimir Gjeka dhe Pjerin Ndreut.

Në kallëzimin e tyre, punonjësit e policisë kanë pohuar se pas urdhërit nga eprorët e tyre, kanë shkuar menjëherë në stacionin policor, ku kanë përpiluar një raport shërbimi për ngjarjen dhe procesverbalin mbi kundravajtjen administrative të ndotjes akustike ndaj Vladimir Gjekës. Punonjësit e policisë kanë kërkuar me anën e kallëzimit që të ndiqet penalisht ky rast dhe personat të mbajnë përgjegjegjësi ligjore.

Por çuditërisht një ditë pas kallëzimit penal të depozituar në prokurori, ndaj tre efektivëve të patrullës së Shëngjinit, ka nisur hetim disiplinor nga eprorët e tyre për “Shkelje të rëndë e atributeve e kopetencave të policisë”. Me argumentin se në subjektin ku po gjenerohej muzikë në shkelje të ligjit, po zhvillohej një aktivitet i Bashkisë Lezhë, ku ishin të pranishem edhe përfaqësues të huaj.

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed