Menu

PS thërret Asamblenë Kombëtare. Çfarë vendimesh do të merren?

Partia Socialiste do thërrasë pasditen e nesërme më datë 2 Qershor Asamblenë Kombëtare. Në këtë forum të lartë vendimarrës pritet që të merren vendime të rëndësishme politike dhe organizative të kësaj force poltike.

Në axhendën e siguruar nga Alert.al mësohet se anëtarësia e AK do të miratojë vendimin për thirrjen e Kongresit më datë 12 Qershor.

Po ashtu në këtë mbledhje do miratohet p/vendimi për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, ku sipas rezultateve paraprake PS arriti të fitojë 74 mandate për deputetë duke siguruar mandatin e tretë qeverisës.

Në Asamble, socialistët do miratojnë p/vendimin për thirrjen e zgjedhjeve të reja në strukturat vendore të partisë, si dhe vendimin për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja.

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS do të zhvillohet on-line si masë parandaluese e përhapjes së COVID-19, edhe pse rastet e infektimeve kanë rënë ndjeshëm në vend. Në selinë e PS mësohet se do të jenë kryetari Edi Rama, njëherësh kryeministër i vendit, Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla, si dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë socialistë.

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed