Menu

Qeset plastike, Almira Xhembulla: Ka ndërgjegjësim të qytetarëve dhe pak raste shkeljesh

E ftuar në emisionin “Alert” nga Granit Sokolaj në News24, Almira Xhembulla zv.ministre e Turizmit dhe Mjedisit ka folur për qeset plastike në vend, sa është zbatuar vendimi i 1 qershorit për ndalimin e prodhimit, shitjes dhe futjes së qeseve plastike për përdorim individual. Xhembulla deklaroi se nga inspektimet dhe fushatat është vënë re se ka ndërgjegjësim të qytetarëve dhe ka patur pak raste shkeljesh të konstatuara.

“Qeset plastike dhe plastika është një nga ndotësit kryesorë në mjedisit, sidomos në territoret ujore dhe në rast përmbytjesh e kuptojmë se sa dëm i kushton mjedisit influenca e gjithë këtyre qeseve plastike që ishin të përhapura. Ligji që hyri në fuqi në 1 qershor që ndalon importimin, prodhimin dhe tregtimin e qeseve plastike ka funksionuar. Jemi të ndërgjegjshëm që ka problematika sa i takon implementimit të ligjit. Në dhjetor ngritëm Task-Forcën me qëllim përforcimin e zbatueshmërisë së ligjit. Nga e gjithë fushata intensive me qytetarët për reduktimin e qeseve plastike njëpërdorimshme dhe për të nxitur përdorimin e qeseve shumëpërdorimshme kemi një rritje të numrit të qytetarëve që janë ndërgjegjësuar. Duhet ndryshim mentaliteti, qoftë e konsumatorit por edhe tregtarit. Janë zhvilluar inspektime në terren, kontrolle, masa administrative, sekuestrim etj. Qeset e paligjshme zakonisht përdoren nga shitësit ambulantë, në tregjet e lira, ata që shesin fruta-perime, të cilët janë edhe të paregjistruar nuk kanë Nipt. I kemi dërguar shkresë të gjitha Bashkive që kanë tregje nën administrim që të jenë përgjegjës që me Policinë Bashkiake për të zbatuar ligjin për qeset që nuk lejon ligji. Pjesë e Task-Forcës janë Inspektoriati i Mbikëqyrjes së Tregjeve, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe përfaqësues të doganës që janë përgjegjës për ndalimin e importit. S’kemi identifikuar raste të mëdha, por ka tendencë për futjen e qeseve të paligjme në rrugë tokësore, me automjete të vogla”-deklaroi Almira Xhembulla.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed