Menu

Qumështi artificial: OBSH dhe Unicef kërkojnë bllokimin e reklamave abuzive

‘Pa rregulla’ , ‘agresive’, ‘pa kufij’, ‘joetike’: Këto janë disa nga mbiemrat shumë të ashpër me të cilët OBSH dhe Unicef ​​kanë përcaktuar tregtimin e formulës për foshnjat e cila sipas tyre në vitet e fundit, në kundërshtim me atë që tregohet nga autoritetet shëndetësore dhe firmoset nga kompanitë, ka shtyrë gjithnjë e më shumë nëna të reja nga e gjithë bota të braktisin ushqyerjen me gji. Për këtë arsye, duke e pranuar situatën edhe me një studim specifik, janë të njëjta agjenci që kërkojnë ndalimin absolut të reklamave në të gjitha format. Vendimi erdhi edhe pas një raporti ku u intervistuan 8500 prindër dhe gra shtatzëna dhe 300 specialistë shëndetësorë nga tetë vende, përfshirë Britaninë, Kinën, Bangladeshin dhe Nigerinë. Përgjigjet e tyre treguan se reklamat ndikuan në 84% të grave britanike, 92% të vietnamezeve dhe 97% të grave kineze. Shtytja komerciale është arsyeja pse vetëm 49% e grave marokene, për shembull duan të ushqejnë ekskluzivisht me gji fëmijën e tyre për gjashtë muajt e parë, siç rekomandohet nga OBSH dhe të gjitha shoqëritë shkencore në mbarë botën.

Nuk është çudi që vetëm 44% e nënave në mbarë botën e ushqejnë fëmijën me gji dhe se një në tre raportojnë se kanë marrë këshilla në këtë drejtim nga pediatri ose mjeku i tyre. Ndërkohë tregu i qumështit artificial është në rritje, qarkullojnë 55 miliardë dollarë në vit. Përfundimi është se kërkohen masa urgjente për të bllokuar çdo reklamë të mundshme dhe në ambalazhin e produkteve t’iu jepet nënave informacion më i saktë dhe gjithëpërfshirës, pasi në anketë u shprehën se ishin konfuze dhe kishin ide të paqarta për këtë temë. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

 

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed