Menu

Rikthim në normalitet, pas 2 vitesh pandemi

Bota po del gradualisht nga  masat e rrepta anti-Covid të shkaktuara nga pandemia. Anglia ishte e para që hoqi masat kufizuese ndaj covid-19.

Gjermania po lehtëson gradualisht kufizimet e vendosura nga shpërthimi i “Omicron” . Rastet ditore në vend janë në rënie dhe institucionet shëndetësore vlerësojnë se përshkallëzimi i valës së pandemisë i përket së shkuarës.

20 Marsi është caktuar si “Dita e Lirisë” për Evropën , ndërsa heqja e masave, siç dëshmohet nga dokumentet e shqyrtuara nga kancelari Olaf Soltz, do të bëhet në tre faza.

Fillimisht do të hiqen masat kufizuese për personat e  vaksinuar plotësisht, ndërsa procedura e kontrollit të  certifikatës së vaksinimit do të ndërpritet në ambientet e mbyllura siç janë dyqanet.

Megjithatë, detyrimi për përdorimin e maskës mbetet.

Më pas do të hiqen kufizimet për grumbullimet në ambiente të jashtme, siç është natyra, ndërsa do vijojë të kërkohet certifikata e vaksinimit në baret dhe lokalet në ambiente të mbyllura.Të pavaksinuarit do të hyjnë në restorante me test negativ nga data 4 mars.

Kthimi në normalitet ka mbërritur edhe në Zvicër , ku janë hequr të gjitha kufizimet, madje edhe maska ​​në ambiente të mbyllura. Austria do të bëjë të njëjtën gjë nga 5 marsi. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i rasteve në mbarë botën u ul me 19% javën e kaluar, por numri i vdekjeve mbeti i qëndrueshëm.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed