Menu

Shëndeti, i kërcënuar nga toksinat

Toksinat janë të pranishme kudo, në ajrin që thithim, ujin që pimë dhe ushqimin e përditshëm. Madje edhe telefoni është një strehim i vërtetë për baktere nga më të ndryshmet. Çështja është se kur helmet ushqimore akumulohen me shumicë në trupin tuaj, rrezikoheni të sëmureni tepër rëndë. Simptomat, që tregojnë se  trupi po ju kërcënohet nga toksinat.

Vuani nga kapsllëku

Kur hamë diçka rrezikojmë të konsumojmë bashkë me ushqimin në fjalë ëshë kimikate si ngjyrues apo aromatizues artificialë. Kështu zorrëve u jepet detyra e vështirë për të shkrirë toksinat e lartpërmendura, që shkaktojnë gjendjen e kapsllëkut.

Ngrënia e ushqimit organik, pirja me shumicë e ujit dhe kufizimi i alkoolit do t’ju ndihmojnë në zgjidhjen e problemit.

Gjendje trullosjeje

Nëse ndiheni si të hutuar dhe nuk arrini të përqendroheni në mëngjes ndonëse keni fjetur shumë mirë gjatë natës, arsyeja mund të jenë toksinat.

Ajo që duhet të dini është se këto lëndë të dëmshme shkaktojnë “tharjen” e vitaminave dhe mineraleve esenciale, që trupi i përdor në shërbim të mirëfunksionimit.

Deodorantët nuk ju bëjnë punë

Ndonëse keni bërë dush në mëngjes dhe fill pas tij keni hedhur deodorant, ende ndjeni se trupi juaj mban një aromë të pakëndshme dhe mbi të gjitha, shumë të fortë.

Shkaku? Sërish helmet ushqimore. Gjatë tretjes së tyre çlirohen gazra të shumtë, të cilët ia dalin të arratisen jashtë trupit tuaj përmes të poreve.

Aroma e gojës

Përgjithësisht, era e keqe e gojës lidhet drejtpërsëdrejti me problemet e tretjes.

Kjo ndodh kur sistemi tretës lufton dhe stërmundohet për të tretur gjithë çfarë ju hani. Por gjithashtu, këto probleme me tretjen mund të vijnë edhe si pasojë e toksinave të grumbulluara.

Po ju bien flokët me shumicë

Arseja mund të jenë toksina si arseniku, plumbi apo taliumi, i cili gjendet në tymin e cigareve.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed