Menu

Sheqeri artificial nuk iu shëndosh, por i shkakton diçka edhe më keq trupit tuaj

Hulumtimet e fundit tregojnë që sheqeri artificial ju bën të jeni më të uritur, shkruan Elite Daily. Studimi i bërë në Australi dhe vetë shkencëtarët kanë konstatuar që sheqeri artificial shton urinë. Shkencëtarët mendojnë që kështu ndodh për shkak se niveli i energjisë dhe shija e ëmbël janë të lidhura në qendrën e trurit dhe kur nuk janë të harmonizuar, truri juaj duhet patjetër të përshtatet. Për këtë shkak ju dërgon sinjale që jeni të uritur, edhe pse keni ngrënë mjaftueshëm. Kur herën tjetër të provoni me kafe Coca-Colën apo ndonjë ëmbëlsues artificial, duhet ta dini që pastaj do të jeni të uritur, edhe pse në të vërtetë keni ngrënë mjaftueshëm. Kështu hyni në rreth vicioz në të cilin do të shtoni peshë dhe do të vazhdoni të përdorni prodhimet me sheqer artificial. Nëse e preferoni Coca-Colën, merrni atë të zakonshmen. Vetëm çdo gjë me masë. (Elite Daily)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed