Varianti Gama i koronavirusit, i identifikuar në fillim në Brazil, është zbuluar në sasi të vogla dhe në Rusi, është shprehur agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Rusia ka një rritje të numrit të rasteve për të cilën autoritetet kanë bërë shkaktare variantin Delta dhe shkallën e ulët të vaksinimeve. Gjatë 24 orëve të fundit, Rusia ka raportuar 24 471 raste dhe 796 viktima.
‘Varianti Delta është shumë i përhapur në territorin e Federatës Ruse ndërkohë që janë verifikuar dhe raste të izoluara të variantit Gama’ u shpreh Agjencia Interfax duke cituar Institutin Vektor në Siberi.
Instituti ka pohuar prezencën e të dyja varianteve të koronavirusit, Delta dhe Gamma, të cilat janë kategorizuar si shqetësues për shkak të faktit që ato përhapen më lehtë dhe mund të reduktojnë efektivitetin e antitrupave.
Burimi: Reuters
alert.al/
LINI NJË KOMENT