Menu

Shkarkimet nga puna e drejtimi autoritar prej junte ushtarake, çon në “Illyrian Guard” 4 auditues nga Ministria e Brendshme

Ministria e Brendshme dërgon në shoqërinë shtetërore të sigurisë “Illyrian Guard”, 4 auditues, të cilët do të skanojnë performancën ekonomike dhe shërbimeve të Drini Nikollës. Pas auditimit të Ministrisë, pritet që në Illyrian, të zbarkojnë audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Drini Nikolla, ka kohë të merret me hartime ironike për punonjësit e tij, në profilin e tij në “FB”. Abuzimet me shkarkimet që po kryhen me punonjësit në kompaninë “Illyrian Guard”, kanë bërë që në ambjentet e këtij institucioni të shfaqet një grup auditimi nga Ministria e Brendshme.
Katër auditues të kësaj kompanie, prej disa ditësh janë ulur “këmbëkryq” në ambjentet e “Illyrian Guard”, ku kanë hartuar planin për auditimin në tre kritere, atë të performancës ligjore, performacës ekonomike dhe performancës së shërbimeve, që ofron kjo kompani në intitucionet shtetërore. Njeriu që është vënë në shënjestër nga ky auditim, është pikërisht ushtaraku Drini Nikolla, i cili prej 5 muaj që po drejton këto kompani, ka sjellë vetëm re “të zeza”, për imazhin, performancën dhe punonjësit e kësaj kompanie. Drini Nikolla, tashmë është nën ethet e veta të largimit nga puna, për shkak se audituesit e Ministrisë së Brendshme, do nxjerin shkelje të rënda, gjatë drejtimit prej tij, për gati 5 muaj të kompanisë “Illyrian Guard”. Ky auditim që tashmë ka nisur me urdhër të Ministrit të Brendshëm, pritet që shumë shpejt të pasohet nga një auditim më i pavarur dhe tepër i rreptë i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Momentalisht KLSH, është në auditim pranë ministrisë së Brendshme, ku po survejon buxhetin ekonomik në disa sektorë.
Por, ende nuk ka shkuar në “Illyrian Guard”. Nikolla edhe pse është vënë në skanim të plotë vijon të bëjë gafa të pafalshme, gafa këto që në vijim do i sjellin dëme ekonomike në buxhetin e shtetit. Tashmë procesmet gjyqësore për largimin e punonjësve nga puna, kanë filluar në gjykatë. Ndërsa Nikolla vijon të mos i dorëzojë dokumentacionin origjinal punonjësve që ai vetë ka larguar nga puna. Madje refuzimin e dhënies së dokumentacionit zyrtar, Nikolla ja ka bërë dhe avokatit Ndue Pjetra, njërit prej përfaqësuesve ligjorë të një punonjësi të shkarkuar në mënyrë të padrejtë nga ai. Nuk është aspak çudi që Drini Nikolla, në të njëjtën kohë të marrë dhe bëjë veprime, të cilat kundërshtojnë njëra-tjetrën, veprime këto që nxjerin zbuluar paftësinë e tij për të qënë në krye të kësaj shoqërie sigurie me aksioner Ministrinë e Brendshme. Rasti më flagrant i paaftësisë së Drini Nikollës është fakti se kishte një vend vakat për shofer. Në total kompania ka në organikën e saj 10 shoferë në strukturën bazë. Njëri nga këta të dhjetë është shoferi personal i administratorit të kompanisë, Drini Nikolla.

Drini Nikolla

Ndërsa 9 të tjerët janë me shërbim për nevojat e kompanisë. Gjëndja e shoferëve për të kryer nevojat e kompanisë ishte në total 8 shoferë, ndërsa 1 vend në këtë pozicion pune ishte i lirë. Mirëpo në muajin shkurt dhe muajin Mars 2021, Drini Nikolla, kur sapo kishte marë detyrën e administratorit të “Illyrian Guard”, merr në punë dy shoferë të “besuar”, duke plotësuar dhe tejkaluar organikën e limitit të shoferëve që i lejonte organika për të punësuar.
Por, gjatë kohës që Drini Nikolla pretendon se, për të mbrojtur buxhetin e kompanisë këmbëngul të miratojë në Këshillin Mbykqyrës, largimin nga puna të shoferëve, sepse sipas tij janë tepër, ai nga ana tjetër punëson më tepër shoferë nga sa e përmban organika që ishte në fuqi.
Dhe, për të kamufluar këtë tejkalim të kompetencave, më e çuditshmja është se njërin prej shoferëve nuk e emëron në sektorin e logjistikës të kompanisë së sigurisë, por e emëron si punonjës sigurie objekti. Ndërkohë që në përditshmëri ky punonjës sigurie objekti, kryen në fakt rolin e shoferit.
Në shoqërinë “Illyrian Guard”, ka aq shumë nevojë për shofera, saqë Drini Nikolla, përveç shoferëve të sektorit logjistik, mban akoma për shofer një punonjës sigurie. Por ky është një nga paradokset e rradhës të administratorit Drini Nikolla, i cili kryen në mënyrë të përsëritur mashtrimin e punonjësve të larguar nga puna.
Këtyre punonjësve, Drini Nikolla, pasi i hedh në rrugë i njofton me shkresë zyrtare se u është ofruar mundësia e punësimit si punonjës sigurie pasi të certifikohen. Ndërkohë, certifikimi nuk është pjesë e “Illyrian Guard”, por e Policisë së Shtetit.
Por, duket se Drini Nikolla nuk e ka seriozisht edhe punën e certifikimit, pasi midis 5 shoferëve të shkarkuar nga puna, disa prej tyre janë të certifikuar për punonjës shërbimi, certifikim të cilin Nikolla nuk e mori parasysh.
E njëjta situate është duke ndodhur dhe me operatorët e shërbimit në “Illyrian Guard”, ku disa operatorë me mjaft përfojë në këtë sistem të nisur qysh prej fillesave të kompanisë, janë larguar nga puna me pretekstin e shkurtimit të vendit të punës për shkak të organikës së re. Ndërkohë, që nga ana tjetër, Nikolla, me firmën e tij, vijon të punësojë gra dhe vajza të reja në këtë shërbim, që nuk ja kanë haberin fare sallës së monitorimit.
Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed