Menu

Shkeli ligjin për privatësinë e të dhënave, WhatsApp gjobitet me 225 milionë euro

Pas një hetimi që në dhjetor të vitit 2018, Irlanda, selia evropiane e Facebook ka gjobitur aplikacionin WhatsApp me 225 milionë euro për shkeljen e ligjeve të BE -së për privatësinë e të dhënave. Hetimi i nisur 3 vite më parë dhe sanksioni ndaj WhatsApp u rishikua me kërkesë të organeve rregullatore evropiane. Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC) është kryesisht përgjegjës për mbikëqyrjen e respektimit të Kartës së BE -së për të Drejtat e të Dhënave GDPR. Aplikacioni i mesazheve nuk kishte “përmbushur detyrimet e tij të transparencës” në lidhje me komunikimin me përdoruesit për përdorimin e të dhënave.

Një zëdhënës i WhatsApp deklaroi se do ta apelonin gjobën, pasi nuk ishin dakord me vendimin e marrë dhe theksoi se platforma është e përkushtuar për të siguruar një shërbim të sigurt dhe privat.

 

 

 

 

 

“Ne nuk pajtohemi me vendimin e sotëm për transparencën që u siguruam njerëzve në 2018 dhe dënimet janë plotësisht joproporcionale. Ne do të apelojmë kundër këtij vendimi”-tha një zëdhënës i WhatsApp.
Qendra Alert/Alert.al

 

 

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed