Menu

Shkencëtarët: Si vaksina AstraZeneca mund të shkaktojë mpiksje gjaku

Shkencëtarët besojnë se e kanë gjetur “nxitësin” që çon në mpiksje jashtëzakonisht të rrallë të gjakut pas marrjes së vaksinës së AstraZeneca-s.

Ekipi i shkencëtarëve nga Cardiffi dhe Shtetet e Bashkuara kanë treguar në hollësi se si një proteinë në gjak tërhiqet nga një përbërës kyç i kësaj vaksine.

Ata mendojnë se kjo e nis një zinxhir reagimesh, përfshirë sistemin imunitar, që mund të kulmojnë në mpiksje të rrezikshme.

Vaksina e AstraZeneca-s mendohet se ua ka shpëtuar jetën 1 milion njerëzve nga Covid-i. Megjithatë, shqetësimet rreth mpiksjes së rrallë të gjakut ndikuan në mënyrën se si u përdor vaksina në vende të ndryshme të botës.

Këto shqetësime gjithashtu nxitën një punë kërkimore për të marrë vesh se çfarë ishte duke ndodhur dhe nëse një gjë e tillë mund të parandalohej. Ekipi i shkencëtarëve në Cardiff mori fonde emergjente qeveritare për t’i gjetur përgjigjet.

Vetë shkencëtarët e kompanisë AstraZeneca theksuan se mpiksja ka gjasë më shumë të ndodhë për shkak të infektimit me koronavirus sesa vaksinës dhe se shpjegimi i plotë për atë se pse ndodh mpiksja nuk është hartuar ende.

Si mund të shkaktojë vaksina e AstraZeneca-s mpiksje të rrallë të gjakut?

  1. Vaksina përbëhet nga materiali gjenetik i Covid-it, i kombinuar me një version më të dobët të virusit që e shkakton ftohjen e zakonshme.
  2. Vaksina injektohet në muskul, por nganjëherë depërton në rrjedhën e qarkullimit të gjakut.
  3. Aty, ajo mund të tërheqë një proteinë në gjak, faktorin trombocit 4.
  4. Në raste të rralla, sistemi imunitar e ngatërron faktorin trombocit 4 me virusin dhe lëshon antitrupa për ta sulmuar atë.
  5. Antitrupat bëhen bashkë me faktorin trombocit 4, duke nxitur mpiksje gjaku. (BBC)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed