Një hartë në lidhje me vaksinimet deri më datë 23 korrik 2021 po qarkullon në median sociale të burimeve të ndryshme ndërkombëtare. Sipas kësaj harte, Shqipëria, sëbashku me disa vende të rajonit hyn në 21 vendet që kanë vaksinuar më pak se 30 përqind të popullsisë. Këto të dhëna janë në kontradiktë me të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë që deklarojnë që kanë vaksinuar diku rreth 1,138,771 persona që prej fillimit të këtij procesi, gjë e cila do të thotë që e shprehur në përqindje është vaksinuar rreth 39% e popullsisë shqiptare.
Vendet që kanë më shumë të vaksinuar në raport me numrin e popullsisë janë Anglia, Spanja dhe Finlanda, ndërkohë që edhe vende të zhvilluara të tilla si Italia, Gjermania, Suedia, Norvegjia dhe Irlanda kanë vaksinuar rreth 60 -65% të popullsisë.
Burimi: DataIsBeautiful
alert.al
LEAVE A COMMENT