Menu

Studim: Antitrupat në qumështin e gjirit qëndrojnë deri në 10 muaj pas infeksionit Covid

Sipas studimeve, gratë që ushqejnë me gji fëmijët, ndërkohë janë të infektuara me Covid-19 vazhdojnë të kenë antitrupa neutralizues kundër Covid-19 në qumështin e tyre deri në 10 muaj.

Përveç rolit të rëndësishëm të ushqyerjes me gji për mbrojtjen e foshnjave nga sëmundja, studiuesit besojnë se antitrupa të tillë mund të përdoren për të trajtuar personat e infektuar me Covid-19 që e kalojnë rëndë sëmundjen, duke parandaluar që gjendja e tyre të përkeqësohet.

Megjithëse fëmijët e vegjël janë më pak të rrezikuar për të zhvilluar infeksion të rënduar nga Covid-19 sesa të moshuarit ose personat me sëmundje bashkëshoqëruese, afërsisht një në 10 foshnje nën moshën një vjeç do të kenë nevojë për kujdes të konsiderueshëm spitalor nëse infektohen.

Antitrupat në qumështin e gjirit janë të ndryshëm nga antitrupat ‘Immunoglobulin G (IgG)’ që shkaktohen nga vaksinimi, edhe pse disa prej tyre sekretohen edhe në qumështin e gjirit. (Ekspress)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed