Deri më tani, kategorizimi tek dhe çift, i quajtur edhe klasifikimi i barazisë mendohej se ishe ekskluzivitet i njerëzve. Por, në një studim të ri, të botuar sot në revistën Frontiers in Ecology and Evolution, rezulton se këtë aftësi e kanë edhe bletët.
Trajnimi i bletëve për të mësuar tek dhe çift
Studimet kanë treguar se bletët mund të mësojnë të renditin sasitë , të kryejnë mbledhje dhe zbritje të thjeshta, të përputhin simbolet me sasitë dhe të lidhin konceptet e madhësisë dhe numrit.
Për t’u mësuar bletëve një detyrë barazie, individët u ndanë në dy grupe. Njëri ishte trajnuar për të lidhur numrat çift me ujë me sheqer dhe numrat tek me një lëng me shije të hidhur (kininë). Grupi tjetër u trajnua për të lidhur numrat tek me ujë sheqeri dhe numrat çift me kininë.
Bletët u trajnuan duke përdorur krahasimin e numrave tek kundrejt çiftit (me karta që paraqesin 1-10 forma të printuara) derisa ato zgjodhën përgjigjen e saktë me 80% saktësi.
Çuditërisht, grupet përkatëse mësuan me ritme të ndryshme. Bletët e stërvitura për të lidhur numrat tek me ujin me sheqer mësuan më shpejt. Paragjykimi i tyre i të mësuarit ndaj numrave tek ishte e kundërta e njerëzve, të cilët i kategorizojnë numrat çift më shpejt.
Më pas, studiuesit testuam çdo bletë në numra të rinj që nuk u shfaqën gjatë trajnimit. Në mënyrë mbresëlënëse, ato i kategorizuan numrat e rinj me 11 ose 12 elementë si tek ose çift me një saktësi prej rreth 70%.
Rezultatet treguan se truri në miniaturë i bletëve ishte në gjendje të kuptonte konceptet tek dhe çift. Pra, një tru i madh dhe kompleks i njeriut i përbërë nga 86 miliardë neurone dhe një tru insekti në miniaturë me rreth 960,000 neurone, mund të kategorizojnë numrat sipas barazisë.
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT