Menu

Tenderi i uniformave/ Dëshmia e inxhinieres që refuzoi të firmosë çmimet, ja korrespondenca e drejtoreshës Naqellari

Çmimet e uniformave të Policisë së Shtetit janë vendosur nga një grup i caktuar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pas kërkesës së drejtoreshës së Prokurimeve, Edlira Naqellari. Një nga anëtaret e këtij grupi nuk ka qenë dakord dhe ka deklaruar se nuk e ka firmosur listën e çmimeve.

Ja pse Aurora Mulla nuk i firmosi dokumentet e tenderit

Anëtarja e njësisë së prokurorimit, përfaqësuesja e Policisë së Shtetit, inxhinierja e tekstilit Aurora Mulla ka treguar në Prokurori se nuk e ka firmosur tabelën e çmimeve të uniformave. Ajo deklaroi se aty ishin bërë ndryshime nga anëtarët e tjerë me të cilat ajo nuk ishte dakord. Duke qenë se ishte bërë ndryshimi i specifikimeve teknike, është bërë edhe një herë nga e para përllogaritja e kostos së shërbimit të prodhimit dhe shpërndarjes së uniformave të policisë. Këto ndryshime sollën nevojën e ritestimit të çmimeve të tregut. Ajo ka përmendur faktin se në procesverbalin nr. 3 datë 15.10.2019, ajo nuk pranuar të firmosë faqet 16 deri në 19, ku ndodhet tabela e sasisë së uniformave dhe fondi limit. Po ashtu ka refuruar një shtojcë që i ngjitej këtij procesverbali. Mulla nuk ka nënshkruar as dokumentin “Sasia dhe grafiku i lëvrimit” nga faqja 64 deri në faqen 67 për shkak të ndryshimeve të bëra. Ky shqetësim nuk ka qenë vetëm i saj, por edhe i anëtarëve të tjerë të komisionit, por vetëm mungesa e firmës së së saj dokumentohet nga prokuroria.

“Procesverbali Nr.3, i Hartimit të Shtojës, nuk është nënshkruar në faqet 16 deri 19 nga anëtari i Njësisë së Prokurimit, Aurora Mulla, Inxhiniere tekstile në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe nuk është nënshruar nga anëtari i Njësisë së Prokurimit, Aurora Mulla, as tabela e përllogaritjes së fondit limit pas ndryshimeve të specifikimeve teknike. E pyetur për këtë fakt, anëtarja e Njësisë së Prokurimit, shtetasja Aurora Mulla, me profesion inxhiniere tekstile, përfaqësuese e Autoritetit Kombëtar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka deklaruar se fillimisht ajo ka qenë pjesë e grupit të punës për hartimin e specifikimeve teknike të uniformës dhe këpucëve, caktuar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Pasi nga ana e këtij grupi pune janë hartuar specifikimet teknike, termat e referencës dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësohen operatorët ekonomikë, ky dokumentacion është bërë pjesë e dosjes dhe së bashku me dokumentet e tjera teknike janë dërguar për të ndjekur procedurën e prokurimit në Agjencinë për Blerjen e Përqendruar (ABP). Në vijim, ajo ka vepruar si anëtare e Njësisë së Prokurimit, caktuar me urdhër të Titullarit të Organit Qendror Blerës Agjencisë së Blerjes së Përnqedruar nr.47 prot, datë 11.07.2019, si specialiste e fushës inxhiniere tekstile.

Nga Njësia e Prokurimit është hartuar proceseverbali nr.1, datë 24.07.2019 “Mni hartimin e dokumenteve të tenderit me objekt blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të policisë së shtetit”. Pasi janë hartuar dokumentet standarde të tenderit, i janë dërguar për asistencë Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), me qëllim dhënien e një opinioni më të specializuar. APP pasi ka bërë komentet e saj në lidhje me disa cështje, të cilat pasi u reflektuan në dokumentacion, u mbajt procesverbali nr.2 datë 25.07.2019 dhe nga ana e Njësisë së Prokurimit janë hartuar dokumentet e tenderit, të cilat më pas janë ngarkuar në Sistemin Elektronik të Prokurimit (SPE), të APP.

Me shkresën nr.2317/16 prot, datë 27.09.2019, të Autoritetit Kontraktor DPPSH, janë dërguar praktikat për ritestimin e tregut dhe janë hartuar shtojcat në lidhje me DSP dhe është mbajtur procesverbali nr.3, datë 15.10.2019 “I hartimit të shtojcës”. Më pas Njësia e Prokurimit ka proceduar me hartimin e DST, të ndryshuara dhe është bërë publikimi i DST të ndryshuara, në SPE. Ajo ka deklaruar se shumatorja e çmimeve për njësi ka ndryshuar si rezultat i përfshirjes së sistemit elektronik të shpërndarjes në koston e artikujve të uniformës, mënyra e përllogaritjes së testimit të tregut duke marrë prë bazë çmimet mesatare, si dhe për shkak të ndryshimit të specifikimeve teknike. Duke qenë se është bërë rishikimi i specifikimeve teknike dhe ndrysimi i tyre, si dhe ndryshimi në termat e referencave të sistemit të shpërndarjes së uniformave, këto ndryshime kanë bërë që të përllogaritetet edhe njëherë kostoja e shërbimit të prodhimit dhe shpërndarjes së uniformave të policisë, pra lindi i nevojshëm edhe ristestimi i tregut. Në lidhje me kriteret e përcaktuara nga Njësia e Prokurimit në pikën 11 të hartimit të dokumenteve standarde të tenderit, certifikata konformitetit për këpucët, EN ISO 20344-2011 dhe EN ISO 20347-2012 O3 HRO HI CI ER FO SRC ose Ekuivalentet, EN ISO 20347-2012 O2 HRO HI CI ER FO SRC ose Ekuivalentet, EN ISO 20347-2012 të modelit B-O2 CI ER FO SRC ose Ekuivalentet, EN ISO 20347-2012 të modelit A-O2 CI ER FO SRC ose Ekuivalentet, EN ISO 20347-2012 O2 CI ER FO SRC ose Ekuivaletet, mungesa e njërës prej certifikatave të mësiperme, është kusht për skualifikim të operatorëve pjesëmarrës në tender…

Ajo ka deklaruar faktin se në procesverbalin nr.3, datë 15.10.2019 “i hartimit të shtojcës për disa ndryshime në dokumentet e tenderit të procedurës së prokurimit”, ky procesverbal nuk është nënshkruar nga ana e saj nga faqja nr. 16 deri në faqen 19, ku është përshkruar tabela për sasitë e pritshme të artikujve të uniformës, si dhe nuk është nënshkruar nga ana e saj tabela e përllogaritjes së fondit limit pas ndryshimit të specifikimeve teknike, e cila është bashkëlidhur këtij procesverbali. Ajo nuk ka pranuar t’i nënshkruajë këto dy tabela për faktin se ishin bërë ndryshime nga anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit në sasitë e pritshme të artikujve dhe ajo nuk ka qenë dakord. Si dhe nuk ka nënshkruar as dokumentet standarde të tenderit te dokumenti “Sasia dhe grafiku i lëvrimit”, te tabela “Sasia e pritshme të uniformave që kërkohen”, e cila përbën faqen 64-67 të dokumenteve standarde të tenderit të ndryshuar. Ky shqetësim i saj për përcaktimin e sasive të pritshme të artikujve të uniformës është shfaqur tek anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit, por nuk është dokumentuar me ndonjë procesverbal konkret, përveç mosnënshkrimit të asaj të tabelave të mësipërme”, thuhet në dosjen e SPAK.

Prova se Ardi Veliu kishte dijeni për çmimet e uniformave

Me e-mailin e datës 22.08.2019, titullari i Organit Qendror të Blerjeve, Edlira Naqellari, ju është drejtuar përfaqësuesve të Autoritetit Kontraktor, Theodhori Gravani, Janaq Xhelili dhe Zenel Hyka, ku vë në dijeni edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku ndër të tjera Autoritetit Kontraktor, i sillet në vëmendje se në rast te ndryshimit modifikimit të specifikimeve teknike nga Autoriteti Kontraktor, eventualisht do të jetë i nevojshëm edhe një proces analize testimi mbi vlerën e artikujve (për efekt të shumatores limit të çmimeve për njesi), si dhe nëse këto ndryshime ndikojnë në fondin limit të procedurës.

Në këtë aspekt, sillet në vëmendje se në rast të analizës-testimit të tregut, vlera referente duhet të jetë ajo e mesatares së çmimeve të marra në treg dhe jo e çmimit më të ulët (referuar praktikës së rekomanduar nga APP). Vendosja e alternativave në të dhënat teknike të artikujve, shkakton interpretime të gabuara tek operatorët ekonomike, si dhe problem në testimin e tregut, duke bërë që operatorë të ndryshëm ekonomike të bazohen në alternativa të ndryshme në dhënien e çmimeve, duke mos testuar-analizuar efektivisht vlerën reale për një cilësi të caktuar të një artikulli. Në këto kushte theksohet se analiza-testimi i tregut duhet t’i referohet vetëm një alternative të dhënash teknike të artikujve, të konsideruar si variant me cilësor nga Autoriteti Kontraktor.

Me shkresën Nr.6716 Prot, datë 22.08.2019, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit i është drejtuar për interpretim Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, nëse janë të pranueshme specifikimet teknike me alternativë, si dhe për aplikimin e mesatares së çmimeve të marra në treg.

Agjencia e Prokurimit Publik ka dhënë si këshillë dhe asistencë teknike në drejtim të Autoritetit Kontraktor se duhet të vendosë mbi specifikimet e cilësisë së mallit të kërkuar, bazuar mbi një alternative specifike konkrete të dhënash teknike të artikujve, pa vendosur dy ose mě shume alternative. Ndërsa në lidhje me çëshjen e dytë, APP sqaron se, në kushtet kur autoriteti kontraktor në përllogaritjen e vlerës së kontratës, i referohet çmimit të tregut, atëherë kjo përllogaritje do të bëhet duke marrë për bazë mesataren e çmimeve të tregut, kjo, me qëllim që viera e përllogaritur e fondit limit t’i afrohet vlerës reale të tregut, dhe të krijojë mundësi ofertimi nga operatorë të ndryshëm ekonomikë.

Grupi i punës që vendosi specifikimet

Me urdhrin e drejtorit të Përgjithshëm nr.1007/1, datë 13.09.2019 “Për krijimin e grupi të punës, për ripunimin e Specifikimeve Teknike të Uniformës së Policisë së Shtetit”, është ngritur grupi i punës që do të ripunonte specifikimet teknike dhe të bënte ndryshimet e duhura me qëllim mundësimin e përmirësimit cilësor të uniformës së Policisë së Shtetit në përputhje me përvojën e vendeve të BE-së. Grupi i punës përbëhej nga Janaq Xhelili, Zenel Hyka, Agron Çeli dhe Aurora Mulla.

Manipulimi i tenderit

Sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.

Fituesi i tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë, që ishte bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk”  dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l”  dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. kishte mangësi në plotësimin e dokumentacionit, dhe se janë skualifikuar kompani që kanë ofruar çmime më konkurruese.

 Të arrestuarit

Më 10 korrik u arrestuan  ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj.

Gjykata e Posaçme

Gjykata Speciale kundër Korrupsionit pritet të vendos sot masat për 9 zyrtarët dhe ish zyrtarët e Ministrisë së brendshme, që akuzohet se kanë abuzuar me tenderin e uniformave të policisë së viti 2020.

SPAK kërkon lënien në fuqi të  masës ‘arrest më burg’ për 8 zyrtarët e ish zyrtarë dhe “arrest shtëpie” për një tjetër.

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed