Menu

Tenderi i Uniformave/ Sandër Lleshaj, Plarent Ndrecaj dhe Ardi Veliu u kallëzuan në SPAK, dokumentet që i implikojnë

 

Zbardhet kallëzimi i bërë në SPAK nga Grupi parlamentar Demokrat, ku jepen fakte mbi implikimin në një vjedhje të mundshme të fondit për uniformat e Policisë së Shtetit nga ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ish- Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme Plarent Ndrecaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Pse nuk u kolaudua tenderi?

Sipas kallëzimit, thellohet skandali me tenderin 4 – vjeçar “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me Fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH(3,360,417,084 lekë TVSH), zhvilluar në datë 11.05.2020.

Pas këtij tenderi, ish-ministri Sandër Lleshaj dhe Kryeministrin Edi Rama deklaruan pajisen e secilit punonjës policie me “Kartë”, për tërhequr uniformat dhe këpucët e tyre, 10.000 punonjës policie i mashtruan.

Çfarë ndodhi? Dorëzohet Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit! Në shkelje të ligjeve e udhëzimeve të Shtetit, heq dorë nga kolaudimi e dokumentimi ligjor (sasior e cilësor) të uniformave, edhe pse janë pronë e saj, të përcaktuar me vendim të posaçëm Qeverie. I kthen shpinën Policisë, braktisë uniformat e tyre, Kolaudimi ose kontrolli përfundimtar i artikujve të uniformës, testet dhe inspektimet e tyre, lihen në dorë të Kontraktuesit (fituesit të tenderit biznesmenit Ismail Kadiu). Absurditeti! I kërkohet që, Punonjësi i Policisë të kolaudojë porosinë e bërë prej tij, të uniformës?!

Pasi janë veshur me uniformë, Njësia e uniformave ngritur pranë Ministrisë së Brendshme do të zhvillonte sondazhe në terren të veshjeve të efektivëve të Policisë në të gjithë vendin, që do të thotë, efektivët duhet të zhveshin uniformën e furnizuar për të testuar veshjet e tyre në laboratore jashtë vendit. Një “formalitet” në letër, të gënjesh veten, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë, sepse “pazaret” në bashkëpunim, kanë mbyllur kolaudimin.

Janë vjedhur paratë e uniformave

Dyshohet, se në nëpërmjet skemave “mafioze” të përdorura, grabitja mund të shkojë dhe më shumë se 1,157,815,852 lekë, nga procedura e tenderit “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me Fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH (3,360,417,084 lekë TVSH), zhvilluar në datë 11.05.2020, nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. Kjo vlerë në përmasa kaq të mëdha, që është realizuar përmes shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit në rrethana cilësuese, konsiderohet vjedhje në bashkëpunim midis zyrtarëve të lartë të Minisrisë së Brendshme, Sandër Lleshaj, Ministër i Brendshëm dhe Plarent Ndreca, Sekretar i Përgjithshëm si dhe Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Këta janë akuzuar nga kallëzuesi Grupi parlamentar Demokrat i drejtuar nga Muslim Murrizi, si pjesë e procedurës së tenderit “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me Fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH, zhvilluar më datë 11.05.2020, do të bëjmë kallëzim penal në SPAK për “Shpërdorimit të detyrës e korrupsionit” dhe të “Barazisë në tendera”, ndaj:

  1. Plarent NDRECA, Sekretar i Përgjithshëm, në Ministrinë e Brendshme, në cilësinë e Titullarit të Organit

Qendror Blerës (Drejtor i Përgjithshëm) i autorizuar nga Ministri i Brendshëm. Veçse për “Shpërdorim detyre e korrupsion” dhe “shkelje të barazisë në tendera: por dhe “Mos kryerjen e detyrës” në përputhje me Ligjin nr.10296, datë 8.7.2010, I ndryshuar me Ligjin nr.110/2015, datë 15.10.2015 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”. Një kërkesë e tillë tregohet dhe në Nenin 56, Titullari i autoritetit kontraktor ose zyrtari i autorizuar, të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik; “Shkelje” të hapur të Udhëzimit e Ministrisë së Financave Nr.30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, I ndryshuar me Udhëzimin nr.24, datë 07.12.2016, nr.06.05.2016 dhe nr.20 datë 17.11.2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr.30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, si dhe “Shkelje” të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 82 datë14.02.2018 “Për ngarkimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, si organ qendror blerës, për prokurimin e fondeve buxhetore, me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve në varësi të Kryeministrit e të ministrave të linjës, për blerjen e mallrave dhe të shërbimeve, sepse sipas pikave 1.6. Blerje uniformash dhe elementesh të tjera përbërëse të tyre; dhe 1.7. Blerje këpucësh; është përcaktuar, se procedurat e prokurimit nuk duhet të hapen bashkë, por veç për Blerje uniformash dhe elementesh të tjera përbërëse të tyre; dhe veç për Blerje këpucësh, ka penguar me qellimisht pjesëmarrjen e kompanive shqiptare prodhues veshje e prodhues këpucësh.

  1. Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, veçse për “Shpërdorim detyre e korrupsion”, por dhe “Si përgjegjës për menaxhimin e buxhetit”, që i jep pika2/c e nenit 9, të ligjit Nr.108/2014, datë 31.7.2014 “Për Policinë e Shtetit”, ka keqmenaxhuar buxhetin e Policisë së Shtetit; për “Shkelje” të Ligjit nr.10296, datë 8.7.2010, I ndryshuar me Ligjin nr.110/2015, datë 15.10.2015 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”; për “Shkelje” të hapur të Udhëzimit e Ministrisë së Financave Nr.30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, I ndryshuar me Udhëzimin nr.24, datë 07.12.2016, nr.06.05.2016 dhe nr.20 datë 17.11.2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr.30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, si dhe për “Shkelje” të Nenit 23 (Specifikimet Teknike), të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, ), “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar                                       

Sipas kallëzuesit, Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është bërë palë, në skandalin e grabitjes “mafioze” të vlerës prej 500.000.000 lekë, që i bëhet buxhetit të Policisë.

Vjedhja e Buxhetit të Policisë së Shtetit në vlerën 500,000,000 lekë, e parashikuar (planifikuar), që DT (Dokumentat e Tenderit) në dyshimin, se është dhuruar nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ose më saktë, Policia është e vjedhur nga brenda, nga vetë Policia, sepse:

  1. a) Si përgjegjës për menaxhimin e buxhetit, që i jep pika2/c e nenit 9, të ligjit Nr.108/2014, datë 31.7.2014 “Për Policinë e Shtetit” dhe “Mos kryerjen e detyrës” në përputhje me ligjin nr.10296, datë 8.7.2010, I ndryshuar me Ligjin nr.110/2015, datë 15.10.2015, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”;

Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ka mbrojtur Policinë e Shtetit që drejton, por i ka kthyer shpinën dhe braktisur atë. Me veprime apa mosveprime, përmes shpërdorimit të detyrës, ka keqpërdorur buxhetin e Policisë së Shtetit. Fondet janë të taksapaguesit shqiptar, Buxheti është dhënë për Policinë e Shtetit, nuk mund të përdoret për “qejfin” e ministrit Lleshi, Sekretarit të Përgjithshëm Plarent Ndreca, apo ndonjë zyrtari të lartë andej nga Kryeministria, që dirigjon e rekomandon për fituesin e paracaktuar, që së bashku nuk kursejnë të “ndyjnë” duart dhe nga rrobat e trupit të Policisë së Shtetit, theksohet në kallëzimin e çuar në SPAK nga deputetët.

Skema e vjedhjes së fundit të uniformave

Sipas DT (Dokumentave të Tenderit)! Ja skemat “Mafioze” e përdorur nga zyrtarët e lartë të Ministrisë Brendshme dhe Drejtorit i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që dyshohet se kanë çuar në grabitjen e 500.000.000 lekë nga Tenderi i uniformave të Policisë së Shtetit, zhvilluar në datë 11.05.2020, sipas tabelave të mëposhtme të cilat jepen me shkurtime, pasi të plota gjendet në Dokumentat e Tenderit, të procedurës (datë 19.08.2019, pezulluar, dhe procedurës së rihapur datë 5.11.2029).

Precedenti në këtë rast është: nëpërmjet uljeve të sasive të Uniformave, Aksesorë, Grada, Stema, Shenjat e Policisë së Shtetit, por jo të fondit limit që mbetet i pandryshuar: 2,800,347,570 Lekë pa TVSH dhe Nr.Rendor mbetet i pa ndryshuar nga 1 deri 123, si më poshtë:

Tek Shtojca 13 “SASIA DHE GRAFIKU I LËVRIMIT”, sasia e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen:

ISHTE: ( Procedura datë 19.08.2019 ), pezulluar. Kishte të pasqyruar një tabelë që përbëhetnga 8 kolona, me këto të dhëna: 1. Nr.Rendor nga 1 deri123, 2.Artikujt e Uniformës, 3. Njësia Matëse,4.Viti I Sasia 75,378, 5.Viti II Sasia 183,353, 6.Viti III Sasia 268,965, 7.Viti IV Sasia 198,947, 8.Total Sasia 726,643, me Fondin limit:2,800,347,570 Lekë pa TVSH, si më poshtë:

ISHTE, Sipas DT (Dokumentave të Tenderit), Formati i tabelës në procedurën datë 19.08.2019, pezulluar, me këto të dhëna:

BËHETSipas DT (Dokumentave të Tenderit), Formati i tabelës në procedurën e rihapur datë 5.11.2019, me këto të dhëna:

Ka të pasqyruar një tabelë, që përbëhet nga 4 kolona, më këto të dhëna:1.Nr.Rendor nga 1 deri123, 2.Artikujt e Uniformës, 3.Njësia Matëse, 4.Sasia e pritshme (në total) Total Sasia bëhet 486,658, po me Fondin limit: 2,800,347,570 Lekë pa TVSH?, si më poshtë:

BËHET, Sipas DT (Dokumentave të Tenderit), Formati i tabelës në procedurën e rihapur datë 05.11.2019,kamuflohet me këto të dhëna:

Nga krahasimi i procedurës së rihapur të datës 5.11.2019, me procedurën e datës 19.08.2019 të pezulluar, rezulton të blihen më pak në Total Sasia prej 239,985 artikuj. ( ISHTE Total Sasia prej 726,643 artikuj –

BËHET – Sasia e pritshme (në total) prej 486,658. (726,643 – 486,658 = 239,985 Total Sasia, do të blihen më pak).

Interesant fakti! Si me Total Sasia prej 726,643 artikuj në procedurën e datës 19.08.2019 të pezulluar, ashtu në Total Sasia prej 486,658 artikuj, në procedurën e rihapur më datës 5.11.2019 (239,985 Total Sasia, do të blihen më pak), Fondi limit: 2,800,347,570 Lekë pa TVSH, mbetet i pa ndryshuar dhe Nr.Rendor mbetet i pa ndryshuar po nga 1 deri123?

Objekti i marrëveshjes kuadër: “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, në DT (Dokumentat e Tenderit) sipas procedurës më datë 19.08.2019,ISHTE për 4 vjet (2019-2022) dhe e detajuar sipas viteve ( Viti I Sasia, Viti II Sasia, Viti III Sasia, Viti IV Sasia), ndërsa: Objekti i marrëveshjes kuadër: “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, në DT (Dokumentat e Tenderit), të ndryshuar, sipas procedurës e rihapur më datë 5.11.2019, BËHET për 4 vjet, por jo e detajuar siç ishte në procedurëne datës 19.08.2019, pezulluar, sipas viteve ( Viti I Sasia?, Viti II Sasia, Viti III Sasia, Viti IV Sasia). Atëhere sa do të jetë sasia totale e artikujve të uniformave, që do të prodhohen për çdo vit?

Formati i tabelës së procedurës më datë 19.08.2019 të pezulluar, përbëhej nga 8 kolona, ndërsa formati i tabelës së procedurës së rihapur më datë 5.11.2019 përbëhet nga 4 kolona!

Çka do të thotë se, formatit i tabelës së procedurës së rihapur më datë 5.11.2019, ndryshe nga formati i tabelës së procedurës më datë 19.08.2019 të pezulluar, është i kamufluar në përmbajtje, i mungojnë 4 kolonat për 4- vite ( Viti I Sasia, Viti II Sasia, Viti III Sasia, Viti IV Sasia).

Pikërisht nga formati i kamufluar të tabelës së procedurës së rihapur më datë 5.11.2019, të pa detajuar në 4 – tër kolonat për 4-vite ( Viti I Sasia, Viti II Sasia, Viti III Sasia, Viti IV Sasia), zbulohet dukshëm ulja totale e sasive prej 486,558, ndërsa fondi limit 2.800.347.570 pa TVSH, mbetet i pandyshuar.

Ndërsa Nr.Rendor mbetet po nga 1 deri123, por që në total sasia e tyre për procedurën e rihapur më datë 5.11.2019, është më e ulët për 80 artikuj, krahasuar me sasinë që përmban tabela (sasia dhe grafiku i lëvrimit), të tenderit parashkuar për tu hapur më datë 19.08.2019, të pezulluar, si më poshtë:

ISHTE – Sasitë totale sipas Dokumentave të Tenderit – Procedura datë 19.08.2019, pezulluar, Total 489,911 artikuj, për 80 artikuj.

BËHET – Sasitë totale sipas Dokumentave të Tenderit të ndryshuara – Procedura rihapur datë 5.11.2019, Total 249,926 artikuj, për 80 artikuj.

SASITË – që do të blihen më pak në procedurën rihapur datë 5.11.2019, në Total Sasia është prej 239,985 për 80 artikuj (489,911 – 249,926 = 239,985), ka kamufluar Fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH. Total Sasia prej 239,985 që mendohet të vlerësohet me 500.000.000 lekë, është vjedhja sipas kësaj skeme “mafoze” të fshehët të përdoruar nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme e të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vjedhje e parashikuar (planifikuar) që në DT (Dokumentat e Tenderit), të realizuar përmes shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit, paraqitur në tabelën e mëposhtme:

SASIA DHE GRAFIKU I LËVRIMIT

Sasia e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen

Sipas pika 7. e nënpika 7.1. të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.55 datë 27.01.2016 “Për Miratimin e paraqitjes, formës dhe specifikimeve teknike të gradave, simboleve, uniformave dhe shenjave të Policisë së Shtetit”, Drejtori i i Policisë së Shtetit ka në kompetencë të miratojë: Specifikimet dhe kushtet teknike të zbatimit të objekteve të të uniformës,shenjave dhe elementeve të tjera të Policisë së Shtetit.

Përgjegjësia e Ardi Veliut

Për Ardi VELIU, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit:

Kush i diktoi ndryshimet e specifikimeve teknike të uniformave, këpucëve, etj, dhe në favor të kujt Operatori Ekonomik shkuan ato, pasi miratimi i tyre është në kompetencën tuaj?

Midis të procedurës datë 19.08.2019, pezulluar dhe procedurës së rihapur datë 5.11.2019), për një periudhë dy muaj e gjysëm, Çfarë ndodhi që duheshin ndryshuar specifikimet teknike të uniformave, këpucëve, etj, dhe ju i miratuat ato? Dhe me rritje çmime të dyshimta (fiktive)!!!

Specifikimet teknike e rihartuara (ndryshuar) për procedurën e rihapur në datë 5.11.2019, a janë të argumentuar për çdo artikull të ndryshuar dhe të dokumentuar në një procesverbal të mbajtur nga personat e ngarkuar për përgatitjen e tyre e të nënshkruar prej tyre. Një kërkesë e tillë tregohet dhe në Neni 61, Hartimi dhe publikimi i dokumenteve të tenderit, të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik. Apo si rezultat të ndryshimeve të specifikimeve teknike, sakrifikuat, pikërisht ulët sasitë që do të blihen më pak në procedurën rihapur datë 5.11.2019, në Total Sasia prej 239,985 për 80 artikuj (si kravata, rripa, ca aksesorë, grada, stema, shenja) që ishin me çmime jo shumë të mira ( jo të “favorshme” ), ndërsa nga ana tjetër në Total Sasia prej 246,673 për 43 artikuj (si xhupat, kostumet…, këpucët) i rritët “fiktivisht” akoma më shumë çmimet edhe pse ato ishin të larta (të “favorshme” ), të cilat ju i miratuat? Nga përllogaritjet u rrit dhe shumatorja limit të çmimeve për njësi të uniformës, nga 488,141 lekë pa TVSH që ISHTE – Për procedurën datë 19.08.2019, pezulluar, ndërsa BËHET – Për procedurën e rihapur datë 5.11.2019, 621.011 lekë pa TVSH???

Sa më sipër, si rezultat të papërshtatmërisë me sasitë e parashkuara (raportit midis artikujve me çmime të ulëta dhe artikujve me çmime të larta), midis të procedurës datë 19.08.2019, pezulluar dhe procedurës së rihapur datë 5.11.2019), dyshohet se nëpërmjet përdorimit të skemës “mafioze”, shumatorja e çmimeve për njësi, grabitja nga uniformat dhe këpucët, etj, të Policisë së Shtetit, mund të shkojë dhe më shumë se 1,157,815,852 lekë.

Ndryshimi i specifikimeve teknike, me efekte ekonomike të uniformave, këpucëve, etj, të Policisë së Shtetit, gjatë procedurës së tenderimit, shkak – pasojë e vjedhjes 500,000,000 lekë, nga tenderi i dyshimtë i uniformave të Policisë së Shtetit të paragjykuar për fitues të paracaktuar, me skema të fshehta “mafioze”, të mirëorganizuara, vjedhje të parashikuara që në DT (Dokumentat e Tenderit), përbëjnë vepër penale. Dhe aq më shumë specifikimeve teknike të diktuara për fitues të paracaktuar, por dhe me dyshimin se specifikimet teknike të uniformave dhe këpucëve të Policisë, mund të jenë të kamufluar e falsifikuar, (por që duhen hetuar), theksohet në kallëzimin e dorëzuar në SPAK.

(….në përditësim)

alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed