Menu

Tension mes liderëve, Kryeministri i Kosovës: Bëra 4 propozime! Presidenti Vuçiç: Albini më pyeti, kur do ta njohësh Kosovën?

Ka përfunduar në Bruksel takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Një takim që pas deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç duket se është shoqëruar nga tensione të shumta.  Ai deklaroi se kishte folur ashpër me Kurtin.

“Unë u përgjigja ashpër, por nuk e kalova kufirin. Njeriu erdhi që të mos binte dakord për asgjë. Ai tha: “Kam ardhur të të pyes kur do ta njohësh Kosovën”. Unë i thashë: “Asnjëherë”. Ai shpërtheu”, theksoi Vuçiç.

Ai tha pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se janë dakorduar që dialogu i nivelit të lartë të vazhdojë deri në fund të korrikut. Ai gjithashtu foli edhe për mospajtimet mes tyre. “U ra dakord për të vazhduar dialogun deri në fund të korrikut”, tha Vuçiç pas takimit.

E megjithatë ka theksuar edhe njëherë vendosmërinë e Kosovës për të mos pranuar asociacionin. “Delegacioni shqiptar nuk dëshiron ta përmbushë atë që nënshkroi. Ata e quajnë provokim faktin që serbët duan të marrin pjesë në liturgji… Mungesë e plotë e realitetit. “Nuk kam marrë pjesë në asnjë takim tjetër ”, tha Vuçiç para gazetarëve.

Kryeministri Albin Kurti me anë të një postimi në Facebook ka theksuar se në takimin e mbajtur sot në Bruksel për dialogun me Serbinë, Kosova ka treguar gatishmërinë sipas tij për dialog konstruktiv për arritjen e njohjes së ndërsjellët.

Ndëtkohë që ka theksuar se takimi I rradhës do të mbahet para datës 25 Korrik, sërish në Bruksel, edhe pse kishte mungesë akordi për axhendën e takimit të ardhshëm.

 

Kurti njoftoi se ai kishte ngritur katër propozime në këtë takim.

1. Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avansojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje të ngjashme me atë të Lihtenshtajnit, Norvegjisë dhe Islandës me BE-në.

2. Kosova dhe Serbia, duhet të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty.

3. Pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë edhe pakicat etnike.

4. Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviç, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviç.

Gjatë këtij takimi, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell ka deklaruar se dialogu dhe rezultati që del nga ai është rruga drejt të ardhmes evropiane të të dyja palëve.

“Unë jam duke pritur një takim të ri të Dialogut të Nivelit të Lartë Beograd Prishtinë sot me Presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti”, ka shkruar Borrell.

“Dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy palëve. Ndërkohë, ai solli rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre”, ka theksuar ai.

Përveç Borrellit, takimi i parë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiçit, u ndërmjetësua e edhe nga përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi se takimi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç nuk ishte i lehtë.

“Ky ishte takimi i parë me Albin Kurtin si kryeministër dhe nuk ishte një takim i lehtë, por është e rëndësishme që ndodhi. Të dy liderët patën një shkëmbin idesh në lidhje me atë që ata presin nga dialogu. Ajo çfarë ka rëndësi për BE, është e njëjtë si ajo që kanë konfirmuar edhe dy liderët se nuk ka formë tjetër për të ecur përpara përveç normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ata do të punojnë në normalizimin e këtyre marrëdhënieve nëpërmjet dialogut,” tha Lajçak.

Diplomati sllovak Serbi tha se BE-ja pret që Kurti dhe Vuçiç të shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejt BE-së.

“BE-ja ka pritshmëri të lartë nga dy liderët që të kapërcejnë të kaluarën dhe të shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejt të ardhmes evropiane. Popujt në Kosovë dhe Serbi kanë pritshmëri të larta nga liderët e tyre, për hir edhe të integrimit evropian të vendeve, tha Lajçak duke konfirmuar se takimi tjetër do të ndodhë në fund të muajit korrik. alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed