Menu

Udhëzimi/Pasaportë bimësh për eksportuesit dhe tregtarët, lëshohet vetëm pas ekzaminimit

Importuesit,   eksportuesit,   fermerët dhe subjektet  e  tregtimit  dhe  përpunuesit  e  bimëve, produkteve  bimore  dhe  objekteve  të  tjera do të kenë detyrimin të regjistrohen në Drejtorinë  Rajonale  të  Veterinarisë  dhe  Mbrojtjes së   Bimëve   (DRVMB)  të   rajonit   ku  ushtrojnë aktivitetin.

Ministria e Bujqësisë ka miratuar udhëzimin që përcakton kriteret dhe procedurat e regjistrimit të operatorëve profesionistë, të cilët kryejnë veprimtari si mbjellje; shumim;  prodhim,  përfshirë  rritjen,  shumimin  dhe  mirëmbajtjen;  importin,  lëvizjen  brenda  territorit  të  vendit dhe eksportin; vendosjen në treg.

Agjencia e Mbrojtjes së Bimëve regjistron    të    gjithë    operatorët profesionistë  që  ushtrojnë  aktivitete  në  territorin  e vendit, kur qarkullojnë   brenda   territorit   bimë, produkte  bimore  dhe  objekte  të  tjera,  për  të  cilat kërkohet  një  certifikatë  fitosanitare  ose  pasaportë bimore; operatorët   profesionistë   të   miratuar   për lëshimin  e  pasaportës  bimore; operatorët   profesionistë   të   miratuar   për vulosjen  e  ambalazheve  dhe  paletave  prej  druri, etj.

Të gjithë këta operatorë regjistrohen vetëm një herë dhe duhet të bëjnë një kërkesë pranë Agjencisë së Mbrojtjes së Bimëve, shoqëruar me të dhënat e detajuara të aktivitetit të tyre, për tu bërë pjesë e këtij regjistri.

Ndërkohë Ministria e Bujqësisë ka miratuar edhe udhëzimin që përcakton kriteret dhe kushtet kur një operator i regjistruar mund të pajiset me pasaportën bimore si dhe rastet e heqjes së saj.  Sipas udhëzimit në fjalë, pasaporta  bimore  lëshohet  vetëm  për  bimë, produkte  bimore  dhe  objekte  të  tjera  për  të  cilat është  kryer  një  ekzaminim  i  kujdesshëm,  individualisht ose me mostra përfaqësuese.

Ekzaminimi përfshin gjithashtu materialin e paketimit të bimëve. Operatori profesionist, i cili kërkon të miratohet për   lëshimin e pasaportës duhet të bëjë një kërkesë pranë Agjencisë së Mbrojtjes së Bimëve dhe duhet ti nënshtrohet një kursi trajnimi të cilat organizohen nga kjo agjenci në bazë të kërkesave të ardhurave.

Pasaporta bimore është një garanci për lëvizjen e këtyre produkteve brenda edhe jashtë vendit të origjinës, duke mundësuar gjurmueshmërinë, lehtësuar tregtinë dhe shmangur problematikat e ndodhura herë pas here në eksport me bllokim të ngarkesave të ndryshme. (Scan)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts