Menu

Valbona dhe Vjosa, Sekretariati i Vjenës: Të vihen në veprim planet e mbrojtjes së mjedisit të lumenjve

Shqipëria ka marrë një notë pozitive për ecurinë e sektorit të energjisë në përgjithësi për vitin 2021 nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë por si rrallëherë që në hyrje të përmbledhjes raporti thekson dy masa që duhet të merren me urgjencë. Theksi është vënë tek mbrojtja e mjedisit të lumenjve Vjosa dhe Valbonë që janë bërë jo rrallë objekt i kundërshtimit të shoqërisë civile dhe ambientalistëve sa i takon ndërtimit të hidrocentraleve.

“Shqipëria ka avancuar në drejtim të ndarjes së Operatorit të Sistemit  të Shpërndarjes së Energjisë, por krijimi i bursës është i vonuar. Në sektorin e gazit, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është bërë funksionale në fund të vitit të kaluar, por pa furnizim në tregun kombëtar. Ankande për projekte të energjisë së rinovueshme vazhdojnë me sukses. Planet për mbrojtjen e gjithanshme të mjedisit të lumenjve Vjosë dhe Valbonë duhet vihen në veprim. Si Palët e tjera Kontraktuese, Shqipëria ka nevojë për të ndryshuar legjislacionin e tij për vlerësimin e ndikimit në mjedis” thuhet në raportin për Shqipërinë.

I njëjti ndalet tek ndryshimet në Ligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) i miratuar në fund të vitit 2020.

“Megjithatë, ende ndryshimet nuk janë në përputhje me nenet 8 dhe 8 (a) të Direktivës 2014/52 / BE. Legjislacioni sekondar, veçanërisht aktet nënligjore për certifikimin e ekspertëve të VNM dhe kriteret e shqyrtimit të VNM-së, mungojnë. Shqetësimet e ngritura nga Sekretariati lidhur me mundësinë e miratimit të një projekti në kundërshtim vendimin për VNM paraprake ose deklaratës mjedisorë  nuk janë adresuar. Për më tepër, perspektivat e zhvillimit të hidrocentraleve në lumenjtë Valbonë dhe Vjosë mbeten të paqarta. Konsultimet e hershme dhe efektive me publikun si dhe me autoritetet e tjera përkatëse kombëtare në procesin e vendimmarrjes duhet të mbështeten nga kanalet mediatikë tradicionalë dhe modernë” thuhet në dokument.

Sekretariati nënvizon se procedura e vlerësimit strategjik mjedisor (VSM) është iniciuar në draftin kombëtar për energjinë.

“VSM-të duhet të sinkronizohen me përgatitjen e planit apo programit me qëllim sigurimin e intergrimit të vlerësimeve mjedisore.  Vendimi për cilësinë e disa lëndëve djegëse të lëngshme të përdorura për ngrohje, transportit, civil, industrial apo transportin detar i Qershorit 2019 transpozon Direktivën e squfurit në karburante, duke përfshirë dispozitat mbi karburantet detare. Vendimet e nivelit ministror për të zbatuar detyrimet për zvogëlimin e përmbajtjes së squfurit të disa lëndëve djegëse të lëngëta, veçanërisht në lidhje me dispozitat për kampionimin dhe analizat, mungojnë” sjell në vëmendje sekretariati. (Monitor)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed