Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi në mbledhjen e tij urgjente këtë mesditë që nuk ka ndryshim të masave kufizuese ndaj koronavirusit. Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, foli për situatën e pandemisë në vend dhe për variantin ‘Delta’ që tashmë është konfirmuar zyrtarisht në vendin tonë. Ajo tha se varianti Delta qarkullon gjerësisht në Shqipëri.
Komiteti gjithashtu njoftoi që aktualisht në spital janë të shtruar rreth 9 pacientë dhe që prej 30 ditësh nuk ka asnjë viktimë të regjistruar për shkak të Covid – 19.
‘Në vend ka një rritje të lehë të numrave të rasteve të reja ditore dhe incidencës një javore. Por pavarësisht kësaj, vendi vazhdon të mbetet në një situatë të qëndrueshme epidemiologjike. Në Rajon, Europë dhe botë vihet re një rritje e konsiderueshme e rasteve të reja. Siç është bërë me dije, në Shqipëri është vërtetuar zyrtarisht dyshimi për praninë e variantit Delta të virusit në Shqipëri’, u shpreh Rakacolli.
alert.al
LEAVE A COMMENT