Menu

Vendimi/ Rama shkarkon kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe, që u arrestua nga SPAK

Pasi u distancua publikisht nga kryebashkiaku i Lushnjës, kryeministri Edi Rama ka firmosur shkarkimin e Fatos Tushes. Kryebashkiaku, i cili ndodhet në arrest me burg nën akuzën për korrupsion, bashkë me një grup zyrtarësh të tjerë, ka përfaqësuar PS-në në tre mandate në krye të kësaj bashkie.

Më poshtë, vendimi i Këshillit të Ministrave është publikuar sot në Fletoren Zyrtare:

VENDIM Nr. 407, datë 6.7.2021 PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË BASHKISË LUSHNJË, Z. FATOS TUSHE

Në mbështetje të neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62,të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit tëBrendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Lushnjë, z.Fatos Tushe.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

https://qbz.gov.al/eli/vendim/2021/07/06/407/143670a8-f884-4ee6-8338-7db263d0f551

Më herët, kryeministri Edi Rama u distancua nga kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, i arrestuar të martën për korrupsion.

Rama në një postim në Tëitter u shpreh se Partia Socialiste nuk do të mbrojë askënd të përfshirë në korrupsion. Ata duhet të mbrohen vetë para ligjit.

“Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve”, shkroi Rama.

Ai theksoi se askush nuk mund të përdorë PS-së si mbulesë për interest vetjake:

“Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”.

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed