Menu

(Video) Hapet Samiti i NATO-s në Bruksel, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Samiti i NATO-s ka filluar me një foto familjare në selinë në Bruksel. Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak minuta më parë në Samitin e vendeve anëtarë të NATO që po mbahet në Bruksel. Në kushtet e pandemisë së koronavirusit, ky Samit ka nisur ndryshe nga herët e tjetra. Liderët janë përshëndetur në distancë e po ashtu kanë qëndruar gjatë fotografisë familjare.

I pranishëm në Samit për herë të parë si President i SHBA është dhe Joe Biden. Ky Samit vjen fill pas atij të G7. Edhe në Bruksel priten të merren vendime të rëndësishme teksa në krye të axhendës është siguria e aleancës.

Mes temave që do të diskutohen janë dhe raportet me Kinën, Rusinë apo tërheqjan e trupave nga Afganistani.

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed