Menu

(Video) Momenti i arrestimit të 7 zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë nga Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë. Sipas burimeve të Zërit arrestimi i tyre vjen si vazhdim i aksionit të mëparshëm për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion lidhur me dosjen  “Subvencioni 2021”. Zyrtarët e arrestuar dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti në ndarjen e subvencioneve, njofton Zëri.info

Subvencioni 2021” ka nisur në shkurt të këtij viti, teksa në ditën e parë të aksionit ishin prangosur 12 persona, shumica nga ta zyrtarë të ministrisë së Bujqësisë. Po atë ditë nga bastisjet e zhvilluara ishin konfiskuar mbi 400 e 30 mijë euro, 600 dollar, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1 USB dhe 1 vulë. Të arrestuarve gjykata ua ka caktuar masën e paraburgimit.

Aksioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, bashkë me Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Momenti kur policia zbarkoi para Ministrisë së Bujqësisë kreu arrestimet:

/Zëri.info

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed