Menu

Virusi sincicial ose i njohur ndryshe si “RSV” po qarkullon në Shqipëri

Në dimrin e tretë të pandemisë është kthyer në qarkullim virusi i rrugëve të frymëmarrjes sincitial ose RSV. Epidemiologu Artan Simaku nga Instituti i Shëndetit Publik tregon se ai prek kryesisht foshnjat dhe nis të shfaqet me shenja të ngjashme me gripin. 2 javë më parë është konfirmuar se i infektuar ka qenë edhe një 16-vjeçar.

Mjekët thotë se nuk ka vend për panik, pasi ashtu si në Europë dhe në vendin tonë mbizotëron gripi. Gripi është i përhapur në të gjithë vendin dhe nënvariantet e tij sipas specialistëve po prekin çdo moshë. Një virus sincicial respirator (#Rsv, akronimi i “virusit respirator syncytial”), është një agjent viral i aftë të infektojë sistemin e frymëmarrjes të pacientëve të çdo moshe, por kryesisht fëmijëve në vitet e para të jetës. Repartet e pediatrisë dhe repartet e kujdesit intensiv në spitale po hasin vështirësi për shkak të pranisë së foshnjave me bronkiolit dhe pneumoni, të shkaktuar pikërisht nga ky virus.

Deri më sot, për këtë virus nuk ka një vaksinë specifike, por “tre prova të fazës III të vaksinave për nënat dhe terapitë me antitrupa monoklonalë janë duke u zhvilluar, megjithatë, janë të indikuara vetëm për foshnjat e parakohshme dhe veçanërisht të brishta. Virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) mund të shkaktojë pneumoni dhe bronkiolit (inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes), i cili prek shumë fëmijë.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts