Shkencëtarët kanë zbuluar një enzimë që konverton ajrin në energji elektrike. Një ekip nga Universiteti Monash në Melburn, Australi, zbuloi se një enzimë që konsumon hidrogjen nga një bakter i zakonshëm i tokës ishte në gjendje të gjeneronte një rrymë elektrike duke përdorur atmosferën si burim energjie.
“Ne e dimë prej disa kohësh se bakteret mund të përdorin gjurmët e hidrogjenit në ajër si një burim energjie për t’i ndihmuar ata të rriten dhe të mbijetojnë, duke përfshirë tokat e Antarktidës, krateret vullkanike dhe thellë në oqean”, ka thënë profesori Chris Greening nga Instituti i Zbulimit të Biomjekësisë në Universitetin Monash.
Ai ka shtuar se nuk e dinin se si bakteriet e bënin këtë, derisa e zbuluan.
Zbulimi është detajuar në një gazertë të titulluar “Baza strukturore për nxjerrjen e energjisë bakteriale nga hidrogjeni atmosferik”, botuar në revistën Nature të mërkurën.
Sipas studiuesve, enzima e quajtur Huc rezultoi të jetë “çuditërisht e qëndrueshme” dhe jashtëzakonisht efikase në krijimin e “energjisë nga ajri i hollë”.
“Huc është jashtëzakonisht efikas. Ndryshe nga të gjitha enzimat dhe katalizatorët kimikë të tjerë të njohur, ai madje konsumon hidrogjen nën nivelet atmosferike – deri në 0,00005 për qind të ajrit që thithim”, ka thënë Dr. Rhys Grinter nga Universiteti Monash.
Eksperimentet zbuluan se është e mundur të ruhet Huc për periudha të gjata në temperatura të ngrira ose deri në 80 gradë celsius, pa e humbur fuqinë e tij për të prodhuar energji elektrike.
Aplikimet e hershme të enzimës “bateri natyrore” Huc përfshijnë pajisje të vogla me energji ajri, që shërbejnë si një alternativë ndaj pajisjeve me energji diellore. Objektivi më i shpejtë për shkencëtarët tani është të rritet prodhimi i Huc në mënyrë që të mund të përdoret me efikasitet në një shkallë kuptimplotë.
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT