Autoritetet e Shëndetit kanë bërë të ditur një rast të gripit të shpendëve tek njeriu, në Anglinë Jugperëndimore. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britani njoftoi se personi i infektuar e ka marrë virusin nga kontakti me një numër shpendësh të infektuar që i mbante në ambientet e jashtme të shtëpisë së tij. Qytetari i infektuar, sipas raportimeve është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet aktualisht në vetëizolim. Transmetimi i gripit të shpendëve tek njerëzit është shumë i rrallë, por mund të rezultojë vdekjeprurës. Po ashtu, transmetimi i këtij gripi nga njerëzit tek njerëzit është i rrallë. UKHSA njoftoi gjithashtu se të gjitha kontaktet e ngushta personale të individit, përfshirë personat që vizituan ambientet, janë gjurmuar dhe nuk ka ‘asnjë dëshmi’ që infeksioni është përhapur te dikush tjetër. Zyrtarët thonë se rreziku për publikun e gjerë nga gripi i shpendëve vazhdon të jetë shumë i ulët. Megjithatë, njerëzit nuk duhet të prekin zogjtë e sëmurë apo të ngordhur, shtuan ata. Gripi i shpendëve është një virus që përhapet midis llojeve të shpendëve me llojin aktual që qarkullon te zogjtë në Britani të quajtur H5N1.
https://www.gov.uk/government/news/human-case-of-avian-flu-detected-in-uk
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT