Menu

Zjarret në rajon, BE: Po ndihmojmë Greqinë dhe vendet e tjera

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian ka dalë me një njoftim për mediat në lidhje me luftën ndaj vatrave të zjarreve në Greqi dhe në vendet e tjera të Mesdheut. Sipas kësaj deklarate ‘duke iu përgjigjur kërkesave për ndihmë nga Greqia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Italia dhe Turqia, Bashkimi Europian ka mobilizuar deri tani 14 aeroplanë, 3 helikopterë, 1300 zjarrfikës si dhe 250 mjete të tjera.

Vetëm për Greqinë janë dhënë si ndihmë nga BE, 9 aeroplanë, rreth 1000 zjarrfikës dhe 200 mjete.

Ndërkohë që në deklaratën e saj, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian thekson që për Shqipërinë janë dhënë dy helikopterë, një nga Çekia dhe një nga Holanda.

Komisioni për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič, është shprehur: “Po përballemi me një nga operacionet më të mëdha për shuarjen e zjarreve, të cilat kanë prekur në mënyrë të njëkohësishme shumë vende, gjë e cila do të thotë që përgjigja ndaj kësaj krize duhet bërë në nivelin europian. BE shpreh solidaritetin e saj të plotë me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Italinë dhe Turqinë në këtë kohë të vështirë. Mendimet tona shkojnë për të gjithë ata që janë të prekur nga kjo fatkeqësi dhe për të gjithë ata që po rrezikojnë jetën duke u përballur me flakët’.

Prej disa ditesh, Shqipëria dhe vendet e tjera në rajon po përballen me shuarjen e vatrave të shumta të zjarrit. Moti pa reshje si dhe temperaturat e larta, edhe gjatë ditëve në vijim, nuk pritet që të ndihmojnë në lokalizimin dhe shuarjen e tyre.

Burimi: Komisioni Europian

Qendra Alert

alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed