Menu

Kujdes nga ëmbëlsuesit artificialë, mund të stimulojnë oreksin

Kur duhet të humbni peshë, nuk duhet të përdorni ëmbëlsues artificialë, në veçanti me sukralozë. Ky rekomandim zbatohet veçanërisht në rastet kur jeni në gjendje dhjamosjeje dhe tek gratë. Pavarësisht se janë zero kalori, jo vetëm që shumë ëmbëlsues nuk shoqërohen me një humbje peshe, por, përkundrazi mund të rrisin oreksin dhe dëshirën për të ngrënë. Për vite me radhë, disa ëmbëlsues janë nën akuzë, sepse përveçse nuk favorizojnë betejën kundër kileve shtesë, ata dyshohen fuqishëm se kanë pasoja negative në shëndet, në veçanti në metabolizmin. Një konfirmim i mëtejshëm i këtyre hipotezave vjen nga një studim i madh, i publikuar në Jama Network Open nga mjekët në Shkollën Keck të Mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë dhe i kryer në një mostër prej 74 personash të të dyja gjinive, pjesërisht peshë normale, pjesërisht mbipeshë dhe pjesërisht e dhjamosur.

Autorët i ftuan pjesëmarrësit, të moshës mesatare prej 23 vjetësh, të marrin gjatë tre takimeve të ndryshme, 300 ml ujë (si kontroll), ose pije me sheqer normal tavoline ose pije me ëmbëlsues me sukralozë. Pastaj, në dy orët vijuese, ata matën si reaksionet që përcaktohen në tru (veçanërisht në qendrat që rregullojnë urinë), me imazhe të rezonancës magnetike funksionale, duke ndjekur vizionin e imazheve të ushqimeve veçanërisht kalorike dhe prirjen e metabolizmit nëpërmjet dozës së glukozës, insulinës dhe hormoneve të tjera në gjak. Së fundi, ata studiuan edhe pasojat në sjellje, duke parë se si ushqimi zgjidhet spontanisht nga një bufe e vënë në dispozicion në fund të çdo sesioni.

Rezultatet gjithashtu konfirmuan atë që doli në studime të tjera që analizuan secilin nga këto aspekte. MRI tregoi një rritje të aktivitetit në zonat që rregullojnë oreksin që lidhen me konsumin e embëlsuesit të sukralozës krahasuar me atë të sheqerit të rregullt, veçanërisht e dukshme në gratë dhe obezët. Paralelisht te këta njerëz, nivelet e hormoneve që i sinjalizojnë trupit se nuk ka nevojë të marrësh ushqim tjetër, sepse kaloritë janë të mjaftueshme, janë ulur. E njëjta dukuri u pa në pjesën e sjelljes: Përpara bufesë, veçanërisht gratë që kishin marrë sukralozë treguan se ishin më të uritura dhe zgjodhën më shumë sasi për ta kosnumuar. Prandaj, pijet e ëmbla duket se nuk ushtrojnë asnjë lloj frenimi ose shtypjeje kundër oreksit. Hipoteza është në vend të kësaj se, veçanërisht te gratë dhe të dhjamosurit, ato madje mund ta stimulojnë atë dhe ky mund të jetë një problem, veçanërisht në një vend si Shtetet e Bashkuara, ku 40% e të rriturve thonë se marrin ushqime dhe pije të ëmbëlsuara me qëllim të frenimit të peshës. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts