Menu

Kujtim Gjuzi: “Ilir Meta e ke bo borxh, ke 90 minuta afat të japësh dorëheqjen!”

Deputeti Kujtim Gjuzi nga Kuvendi, ku po mbahet seanca për shkarkimin e Presidentit, i ka kërkuar dorëheqjen Ilir Metës.

Gjuzi u shpreh disa herë i ka kërkuar Metës të japë dorëheqje dhe që mos vendoste Kuvendin në vëshirësi.  Ai ka thënë se Meta ka kohë dhe 90 minuta për të dhënë dorëheqjen me nder, para se Kuvendi ta shkarkojë. “Ilir Meta u bë president, u bë kryetar kuvendi, u bë kryeministër, është njeriu i vetëm në Shqipëri që ka marrë tre postet e larta. Disa herë i kam kërkuar të dorëhiqej dhe të mos na vinte në pozicion të vështirë. Zoti president a e kuptoni që ju nuk njohët atë që duhet të njihnit, atë që ju ka bërë ju president. Duke u bërë president nga Maxhoranca, ju duhet të kishit botëkuptim më të gjerë se sa marrëdhënia tuaj me Ramën dhe Tadiç në 2013-ën në Shkodër. Pse fut hundët në zgjedhje?

Megjithëse unë nuk shoh shkelje të kushtetutës, amo ti e ke bo borxh, sepse nuk thotë presidenti të marri sfurkun dhe të dalim përpara. Kujt t’i dalim vëllait tonë? Nëse sot duhet të ikni, keni akoma kohë me orën time 90 minuta. Një dorëheqje ju vë në nder. Presidenti nëse është ai qytetari të japë dorëhqejen,” tha Gjuzi ndër të tjera.

alert.al/

Related Posts