Menu

750 milion insekte OMGJ do të lëshohen për pengimin e përhapjes së sëmundjeve dhe mbrojtjen e mjedisit nga mushkonjat e zakonshme

FLORIDA – Shteti i Floridas ka autorizuar lëshimin e 750 milion mushkonjave të modifikuar gjenetikisht, për të ngadalësuar përhapjen e mushkonjave që mbartin sëmundje dhe sherbejne si vektor kundër këshillave për mbrojtjen mjedisore.

Për të hequr qafe mushkonjat që zhurmojnë në Florida Keys, Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Mjedisit i ka dhënë dritën jeshile një alternative për pesticidet: mushkonjat e modifikuar gjenetikisht. Ky projekt, i udhëhequr nga Oxitec, një kompani bioteknologjike me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, planifikon të lëshojë 750 milionë mushkonja të modifikuar, të quajtura OX5034, midis 2021 dhe 2022 me qëllim zvogëlimin e popullsisë së mushkonjave “Aedes Aegypti”, transportuesit e sëmundjeve të tilla si Dengoja, Zika, Chikungunya apo edhe Ethet e Verdha, raporton CNN. Vetëm femrat kafshojnë për të hedhur vezë. Këto mushkonja mashkullore, pra, janë modifikuar në mënyrë që pasardhësit e tyre femra me mushkonja të pamodifikuara të mos mbijetojnë përtej gjendjes larvë dhe për këtë arsye zhduken para se të pickojnë. Ishte Departamenti i Kontrollit të Popullsisë së Mushkonjave Keys që kontaktoi Oxitec për të gjetur zgjidhje kundër insektit, pas një pushtimi të madh në 2009 dhe 2010 në Arkipelag.

“Asnjë rrezik i mundshëm për mjedisin ose njerëzit”, njofton Oxitec. Disa grupe mjedisore kanë protestuar kundër këtij projekti, të miratuar në maj nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Mjedisit, të cilat gjithashtu do të testohen në Teksas në fillim të vitit 2021, projekt i miratuar e autoritetet lokale. Ekzistojnë shqetësime të veçanta për pasojat që mund të ketë kjo specie e re laboratorike tek zogjtë, insektet dhe gjitarët e tjerë që ushqehen me mushkonja. “Lëshimi i këtyre mushkonjave të modifikuara gjenetikisht do të rrezikojë floridianët, mjedisin dhe rrezikiojnë speciet në mes të një pandemie”, paralajmëroi në një deklaratë, cituar nga CNN, Dana Perls e OJQ-së “Miqtë e Tokës”.

Një grup tjetër denoncon, “një eksperiment të Jurassic Park”, të quajtur pas ekskluzivitetit të filmit, ku njerëzit sjellin dinosaurët përsëri në jetë, para se gjërat të dilnin nga duart. Një shkencëtar i Oxitec, i intervistuar nga agjensia e lajmeve AP, vlerësoi se, “nuk kishte rrezik potencial për mjedisin ose njerëzit”, pasi kishte lëshuar “një miliard” mushkonja të modifikuar gjenetikisht ndër vite. Nga ana e saj, Agjensia e SHBA për Mbrojtjen e Mjedisit siguroi në një njoftim për shtyp, majin e kaluar se, “pasi vetëm mushkonjat mashkull do të lëshohen në mjedis dhe ato nuk pickojnë njerëzit, ato nuk paraqesin ndonjë rrezik”. Ajo shtoi se, nuk do të ketë “efekte negative” tek kafshët, si lakuriqët ose peshqit.

Një peticion në internet, i cili gjithashtu shpreh shqetësimet për rrezikun e këtyre mushkonjave për mjedisin në Florida dhe Teksas dhe që denoncon “eksperimentet e Oxitec mbi njerëzit”, kishte marrë të hënën pasdite më shumë se 234,000 firma kundër këtij projekti.

Burimi: Parismatch.com

Qendra ALERT –  Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed