Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka kërkuar tregtarëve që fruta-perimet duhet të jenë të mbuluara me qese plasmasi të tejdukshme në mënyrë që të shmanget kontakti me spërklat gjatë të folurës apo tështitjes së personave. Po kështu, sipas AKU-së të gjithë shitësit, por edhe konsumatorët të shmangin prekjen e drejtpërdrejtë me dorë të produktit.
Njoftimi i plotë i AKU-së:
Beteja për të ndalur dhe mposhtur përhapjen e mëtejshme të COVID-19, nuk do të ndalet deri në fitoren finale të saj.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkon në mënyrë rigoroze zbatimin dhe forcimin e masave për ndalimin e përhapjes së Koronavirusit.
Së fundmi AKU i’u bën thirrje të gjithë subjekteve që tregtojnë fruta-perime të ndërmarrin në mënyrë të menjëhershme këto masa:
Të gjitha produktet fruta-perime duhet të jenë të mbuluara me qese plasmasi të tejdukshme në mënyrë që të shmanget kontakti me spërklat e mundshme gjatë të folurës apo tështitjes së personave,
Të gjithë shitësit por edhe konsumatorët të shmangin prekjen e drejtpërdrejtë me dorë të produktit. Zgjedhja dhe blerja e tyre do të bëhet vetëm nëpërmjet dorashkave njëpërdorimshe ose qeseve që shërbejnë për mbajtjen e produktit.
Theksojmë se këto masa vijnë si rrjedhojë dhe nevojë e forcimit të mëtejshëm të masave të mëparshme të ndërmarra nga AKU, me qëllimin e vetëm mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të gjithë konsumatorëve.
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT