Menu

Gripi i shpendëve H5N8 nis të transmetohet te njerëzit. Rastet e parë të infektimit, në Rusi. A duhet të shqetësohemi?

Rusia njoftoi të Shtunën se kishte zbuluar rastin e parë në botë të transmetimit tek njerëzit të llojit H5N8 të gripit të shpendëve. Moska shtoi se, kishte informuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për këtë “gjetje të rëndësishme”. “Laboratori konfirmoi rastin e parë të infektimit të një personi me virusin e grupit A, gripin e shpendëve AH5N8”, deklaroi Anna Popova, titullarja e agjensise ruse te  shëndetit , duke shtuar se shtatë personat e infektuar në një fabrikë shpendësh “po ndihen mirë”.

Që nga pranvera e kaluar, shumë raste të gripit të shpendëve të tipit H5 janë identifikuar në Rusi dhe Kazakistan.

Këto rajone janë shtëpi për shumë zogj shtegtarë. Virusi i gripit të shpendëve aktualisht po qarkullon në disa vende evropiane, përfshirë Francën, ku miliona shpendë janë therur për të ndaluar përparimin e tij. Një total prej 461 shpërthimesh të gripit të shpendëve shumë patogjene janë konfirmuar që nga shpërthimi i krizës në nëntor. Sipas faqes në internet të Natura-Sciences, virusi H5N8 konsiderohej jo i transmetueshëm te njerëzit.

Nuk ka ndonjë rrezik të njohur deri më sot që të transmetohet tek njerëzit në Francë. Ja se çfarë dimë për këtë virus. Rusia njoftoi të Shtunën se kishte zbuluar rastin e parë në botë të transmetimit tek njerëzit të llojit H5N8 të gripit të shpendëve. Anna Popova, deklaroi gjithashtu se, shtatë persona janë infektuar në një fabrikë shpendësh.

Pra, a duhet të shqetësohemi? Ndërsa lloji H5N8 ka “kapërcyer pengesën ndër specie”, duke u transmetuar nga zogjtë te njerëzit, “ky variant i virusit nuk transmetohet nga personi në person aktualisht”, thotë Anna Popova. Ajo shtoi se, zbulimi “i jep kohë gjithë botës për t’u përgatitur”, duke krijuar teste dhe një vaksinë, “në rast se ky virus bëhet më patogjen dhe më i rrezikshëm për njerëzit dhe fiton aftësinë për t’u transmetuar nga njeriu te njeriu”. Laboratori shtetëror rus “Vektor” vlerësoi gjithashtu se, është e nevojshme, “që sot të fillohet të zhvillohet një sistem testimi, i cili do të bëjë të mundur zbulimin e shpejtë të rasteve të kësaj sëmundjeje tek njerëzit” dhe “fillimin e punës” për një vaksinë. Qeveria franceze, nga ana e saj, siguroi këtë të shtunë se virusi i gripit të shpendëve H5N8 i pranishëm te pulat në Francë nuk paraqiste asnjë rrezik transmetimi tek njerëzit, por krahasimet janë duke u zhvilluar me virusin që ka infektuar njerëz në Rusi. Çfarë dimë për këtë virus H5N8? Është një infeksion i sjellë nga zogjtë shtegtarë që mund të kontaminojë të gjitha llojet e shpendëve. Mund të prekë speciet e shpendëve të egër dhe ata shtëpiak. Gripi i shpezëve zakonisht është asimptomatik tek zogjtë e egër. Virusi H5N8 mund të bëhet shumë ngjitës dhe të çojë në vdekshmëri jashtëzakonisht të lartë në fermat e pulave. Ai shfaq virulencë të konsiderueshme, sipas ekspertëve veterinarë francezë. Jashtëqitjet mbartin me lehtësi virusin H5N8 ndryshe nga viruset e tjerë që mbeten thjesht frymëmarrës. Për më tepër, disa situata inkurajojnë përhapjen e gripit të shpendëve: reshjet e mëdha të shiut kohët e fundit kanë favorizuar përhapjen e virusit, si dhe dendësinë ekstreme të fermave të vogla, veçanërisht në Chalosse në Landes. Vini re: Virusi nuk mund të përhapet përmes ushqimit.

https://www.lci.fr/sante/grippe-aviaire-h5n8-un-premier-cas-de-transmission-a-l-humain-sans-risque-connu-pour-les-humains-en-france-faut-il-s-inquieter-2178877.html

Burimi: www.lci.fr

Përgatiti: Dr.Blerta Brati Kika. Mjeke Mikrobiologe

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed