Menu

Mbroni fëmijët nga helmimi që iu vjen nga lodrat

Një hulumtim i kompanisë për prodhimin e mjeteve të higjienës “Detol” paralajmëron që 80% e arushëve të kadifenjtë janë plot baktere, të cilat mund të jenë shkaktarë për helmim me ushqim.

Vetëm një nga 4 prindër i lan lodrat pas lojës së fëmijës, gjë që do të thotë që bakteret pa u penguar zhvillohen, ndërkaq është tmerrues fakti që 20% e arushve të kadifenjtë kurrë nuk janë larë.

Ekspertët i këshillojnë prindërit që rregullisht t’i lajnë lodrat, aq më parë pas sëmurjes së fëmijës, sepse në atë mënyrë pengojnë përhapjen e infektimit edhe ndër pjesëtarët e tjerë të familjes. Rekomandohet larja në temperaturë të ulët dhe, pos detergjentit, nuk është keq të përdoret edhe ndonjë mjet antibakterial.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed