Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi për një tur dy ditor vizitash me kreun e shtetit, Rexhep Taip Erdogan. Në këtë takimi marrin pjesë edhe një sërë ministrash të kabinetit, të cilët do të firmosin edhe një seri marrëveshjesh mes dy vendeve. Ky tur mbahet afro 4 muaj para zgjedhjeve në Shqipëri dhe duket se nga Turqia po kërkohet një mbështetje përtej asaj financiare.
Por vizitën e kryeministrit Rama, eksperti Ervin Resuli e sheh si një takim ogurzi për fatin e tij në qeverisjen e vendit. Në rrjete sociale Resuli risjell fatin e dy kryeministrave të mëparshëm shqiptarë që pas takimeve me Erdogan, i kanë humbur zgjedhjet. Qeveria Rama kërkon mandatin e tretë dhe kësisoj mbështetja ndaj partnerëve më të fuqishëm bëhet edhe më emergjente në prag zgjedhjesh.
Ervin Resuli shkruan:
Erdogan është presidenti që mbështet partitë politike në pushtet! I pari do të ishte kryeministri Berisha , i cili u shfaq përkrah Erdogan në zgjedhjet parlamentare dhe për ironi të fatit ai HUMBI! I dyti ishte kryeministri i Kosovës Hashim Thaci, i cili me pompozitet ftoi Erdogan në Kosovë në prag zgjedhjesh , por dhe ky HUMBI! I destinuar për këtë fat sic duket është dhe Rama, duke përdorur Erdogan 3 muaj para zgjedhjeve për të treguar që është i fort ,por fundi është i sigurt do të HUMBAS !
Qendra Alert/ Alert.al
LEAVE A COMMENT