Sipas të dhënave të institucioneve shëndetësore rreth 2/3 e pacientëve që përjetojnë simptoma të rënda të koronavirusit janë persona me mbipeshë. Mjekët kanë paralajmëruar se njerëzit me mbipeshë kanë gjasë më të madhe të vdesin nga koronavirusi.
Në një raport të hartuar nga mjekë të njohur thuhet se 63% e pacientëve në sektorin e kujdesit intensiv në spitalet e Britanisë së Madhe janë persona me mbipeshë.
Njerëzit me mbipeshë zakonisht kanë edhe probleme të tjera shëndetësore, përfshirë funksion të dobësuar të mushkërive, sistem imunitar më të dobët dhe shtypje të lartë të gjakut. Të gjitha këto rrethana e bëjnë më të vështirë luftën kundër infeksioneve. Pesha e tepërt në murin e gjoksit gjithashtu e bën më të vështirë që muskujt të fusin frymë thellë dhe të dërgojnë oksigjen në mushkëri.
Virusi Covid-19 i vret njerëzit kur depërton thellë në mushkëri dhe duke shkaktuar ndërlikime, siç është pneumonia, shkruan “Daily Mail”.
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT