Covid-19 nuk prek fëmijët, ose nëse po, kanë simtoma shumë të lehta. Ky është rezultat i studimeve, referuar dhe statistikave. Megjithatë, kjo situatë nuk duhet neglizhuar, pasi dhe rastet e të prekurve në moshë të vogël e të shtruarve në spitale në Shqipëri janë të njohura, madje dhe me humbje jete.
Burime nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur se, që nga muaji mars e deri tani, në spitalet infektive në Tiranë janë shtruar 46 fëmijë të prekur nga Covid-19, të moshave 1 deri në 6 vjet dhe fatkeqësisht, një ha humbur jetën. Sipas të njëjtave burime, 4-5 prej këtyre fëmijëve, virusi u kishte prekur e dëmtuar organe të brendshme.
Në këto kushte, si për të rriturit, edhe për fëmijët duhet treguar kujdes. Fundja, nëse nuk kanë simptoma apo nuk preken, mund të jenë transmetues.
Megjithatë, sipas specialistëve, mendohet se numri i fëmijëve që mund të jenë prekur, por nuk kanë shfaqur shenja, mund të jetë shumë më i madh.
Qendra ALERT – Alert.al
LEAVE A COMMENT