Menu

Rreziku nga sëmundjet e zemres, 12 ushqime të cilat ulin kolesterolin e lartë

Mbi 100 milionë njerëz vetëm në Shtetet e Bashkuara kanë nivele të larta dhe të rrezikshme të kolesterolit. Dhe, si rezultat mbi një e treta e këtyre njerëzve janë të rrezikuar nga sëmundje të zemrës. Duke pasur parasysh se sëmundja e zemrës është vrasësi kryesor në botë, ju mund të dëshironi të dini sekretin për të zvogëluar rrezikun tuaj në mënyrë që të mund të jetoni një jetë të gjatë dhe të lumtur.

Portokallet:

Eshte një burim shumë i pasur me vitaminë C, i cili na ndihmon të luftojmë ftohjen, por gjithashtu ka përfitime për zemrën. Duke qenë i pasur me pektinë, një fibër që zvogëlon kolesterolin, portokalli është një ilaç i shkëlqyeshëm për shëndetin e zemrës.

Shega

Si të gjithë frutat me veti antioksiduese, shega përmirëson shëndetin e arterieve.

Brokoli

Permban vitaminë K, të rëndësishme për formimin e kockave dhe për mbrojtjen e arterieve. Përveç kësaj, duke qenë i pasur me fibra, zvogelon kolesterolin.

Patëllxhanët

Patëllxhani mund të jetë një nga ato perimet që i shikoni anash në dyqan ushqimesh, jo shumë e sigurt se çfarë të bëni me të. Ju mund t’i pjekni dhe të përdorni të brendshmet me një salcë spageti të shijshme, apo edhe t’i skuqni lehtë (në vaj të shëndetshëm, natyrisht!).

Peshku

Shumë peshq përmbajnë acide yndyrore omega 3, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe për zvogëlimin e triglicerideve.

Arra dhe bajamet:

Ato janë të pasura me vitaminë E, e cila ndihmon në mbrojtjen e mureve të arterieve.

Vaj ulliri

Eshte shumë i pasur me përfitime shëndetësore, dhe parandalon akumulimin e kolesterolit. Mund të ulë edhe presionin.

Kanella

Zvogëlon sasinë e sheqerit në gjak, duke parandaluar bllokimet në enët e gjakut.

Kafeja

Abuzimi i kësaj pije mund të ketë efekte negative për shëndetin, por konsumimi i moderuar mund të ul kolesterolin.

Djathi

Duhet të hahet në mënyrë të moderuar: falë kalciumit mund të ul presionin e gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Caji

Mund të rrisë metabolizmin dhe të përmirësojë shëndetin e zemrës. Duke qenë i pasur me antioksidantë, kjo pije mund të veprojë si një mburojë për muret e arterieve, duke parandaluar mpiksjen.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed