Menu

“Shikoni fëmijët tuaj në sy dhe vendosni për fatin e tyre e të vajzës time”

Nga Granit SOKOLAJ

Letër e hapur

Drejtuar: Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Znj.Evis Kushi

Komitetit Teknik të Ekspertëve, Ministria e Shëndetësisë

E nderuar Znj.Ministre!

Nga CV juaj në faqen e Ministrisë së Arsimit, ka vënë re që jeni prind i dy vajzave, moshen e të cilave sigurisht nuk e di.

Edhe ju, të nderuar anëtarë të Komitetit Teknik të Ekspertëve, besoj jeni prindër që keni fëmijë në shkollat 9-vjeçare apo të mesme.

Edhe unë që po ju drejtohem Ju, jam prind i një vajze që studion në vit të parë gjimnaz.

Desha të ndaj me Ju, shqetësimin e madh që na ka kapluar të gjithëve, edhe Ju besoj, në lidhje me mësimin e fëmijëve tanë, cilësinë e mësimëdhënjes dhe të të nxënit nga fëmijët, në këto situata të vështira pandemie. Masat qe ju keni ndërmarrë, padyshim që janë menduar për të mirën e të gjithëve, për të parandaluar përhapjen e infektimit nga Covid-19. Nuk jam në gjëndje të vlerësoj, nëse kjo ishte masa e duhur dhe a ka pasur efekt. Por, jam në gjëndje të them me siguri të plotë, si prind, si njeri me pak vite shkollë dhe me shumë vite punë që, këto masa, janë shkatërrimtare për shkollimin e fëmijëve tuaj e vajzës time. Dhe po përpiqem t’jua argumentoj arsyet.

Ministrja e Arsimit, Znj.Evis Kushi me familjen (Foto nga Facebook i saj)

Fillimisht, fëmijët ishin me orar të plotë në shkollë, por me orë 25 minutëshe, që shkonin në zbritje, në 20 dhe ora e 7-ë, 15 minuta. Kjo do të thotë që mësuesit, të lodhur pafundësisht shumë, me nga dy grupe për klasa, nuk janë në gjëndje që për 25 minuta të spjegojnë, të diskutojnë me nxënësit, qoftë dhe paqartësitë e tyre dhe ora të kishte edhe interaktivitet e bashkëbisedim. Ndërkohë që, klasat e ndara në dy pjesë, vërtet bënin mësim me numër të reduktuar, por të gjithë nxënësit rrinin bashkë në fillim apo fund të mësimit dhe mjafton të vëzhgoni jashtë kangjellave të gjimnazeve e shkollave 9-vjeçare se, sa zbatohen nga fëmijët masat anti-Covid. Sikur të mos mjaftonte kjo, nisën testet e tyre, te ndermjetme e tremujore, me nga 7-8 pyetje, per te cilat, nxënësve nuk iu mjafton kurrë koha 25-minutëshe të përgjigjen, edhe nese dikush do ishte dikush duke jua lexuar përgjigjet te veshi.

Ndersa qershia mbi torte ishte vendimi i Komitetit Teknik te Eksperteve, qe vendosi për mësim të alternuar, 2 ditë në klasë dhe 3 online në një javë dhe  e anasjellta javën pasardhëse. Dy ditët në klasë ishin si më parë. Mësimi online ishte ZERO. Aq mesim bëhej sa, nga meraku si prind, kur kthehesha në shtëpi pyesja vajzën: Si shkoi mesimi sot? Mjaftonte buzëqeshja e saj për të kuptuar që s’ishte bërë mësim. Ndonjë mësues tek-tuk kishte hedhur ndonjë link nga Youtube, por nuk ka ndodhur në asnje moment, që mësimi të bëhej online nga mesuesit me gjithë klasën në platformat e përcaktuara. A mesohen matematika, kimia, fizika, e lëndë tjera shkenxore nga Youtube???!!!

Komiteti Teknik i Eksperteve

Besoj, si unë i shqetësuar dhe si ime bijë, jeni dhe Ju! Janë dhe qindra mijëra prindër të tjerë që e kanë merak shkollimin e fëmijëve të tyre, si dhe qindra mijëra nxënës që kërkojë rezultate të mira, kërkojnë në nxënë dije.

Të nderuar anëtarë të Komitetit Teknik të Ekspertëve, do doja t’ju drejtoja disa pyetje, për të cilat nuk pres përgjigje, por vetëm reflektim, që ta ndryshoni situaatën dhe vendimet e ndërmarra.

Nga ndryshon tramsnetimi i virusit nëse fëmijët rrinë në klasa 6 orë nga 45 minuta dhe 6 orë 25 apo 20 minutëshe?

Çfarë risku më të ulët ka nëse fëmijët rrinë 150 minuta bashkë dhe nëse do rrinin më gjatë, ka risk më të madh?

A nuk përbën rrezik, që nëse një fëmijë i infektuar shkon në shkollë dy ditë, që të transmetojë virusin?

Po nëse preket gjatë ditëve të mësimit online nga kontakte me prindrit apo gjetkë, a nuk e transmeton në ditët kur do shkojë fizikisht në shkollë?

A nuk është njësoj qëndrimi i fëmijëve bashkë në klasë, njëso përqafimet në fillim e fund të mësimit edhe me grupet e të njëjtës klasë por që bëjnë mësim ndarë?

A e dini ju që të paktën në Tiranë, sipas studimit të Akademisë së Shkencave, thuajse gjysma e popullatës ka fituar imunitetin e tufës?

A jeni në dijeni që shumica e mësuesve e kanë kaluar Covid-19? Ndërkohë që kanë qenë të karantunuar, janë zëvendësuar me të tjerë dhe shkollat nuk u rrezikuan asnjë ditë nga mungesa e mësuesve?

Deri kur do të vazhdoni të na merrni në qafë fëmijët me këto mënyra mësimdhënie, orare të reduktuara?

Jeni në dijeni në deri pak para Vitit të Ri, fëmijët në Gjermani, Zvicër, Francë, Suedi e gjetkë, shkonin në shkollë rregullisht, si para shfaqejs së virusit?

Përse të mos ndodhë kjo edhe më fëmijët tanë, të cilët riskun e infektimit e kanë njësoj në klasa, gjithashtu edhe mësuesit, edhe nëse rrinë në klasa me orare 25 minutëshe???!!!

E nderuar zonja Ministre e Arsimit!

Komiteti i Ekspertëve merr vendime sipas interesit të punës së tyre, me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë. Ndërsa detyra juaj funksionale, por edhe interesi juaj, si prind e si numri një i arsimit në vend,  është që një vit shkollor të jetë i suksesshëm e frutdhënës për ju si ministre e si nënë.

Zonja Ministre! Keni gjithë kompetencat e duhura, gjithë tagrin ligjor dhe mundësinë që të konsultoheni me ekspertët, me homologen tuaj në krye të Shëndëtësisë, e cila është dhe prind njëkohësisht, që situata të ndryshojë.

Me shpresën e masave të ndërmarra, fitimin e imunitetit, mbërritjen e vaksinës etj, ndoshta mesi i këtij viti na gjen në një situatë shumë të mirë në raport me pandeminë, ne si popull, por gjithë botën. Ama mos harroni, që në situatë tmerrësisht të keqe do jenë vajza ime, vajzat tua, fëmijët e shqiptarëve. Pandemia do harrohet një ditë. Por, boshllëku që po ju lënë këta muaj fëmijëve në raport me cilësinë e mësimdhënjes dhe nxënjen e tyre, do të jenë shkatërruese për ata, si në nivelin e stresit, ashtu dhe të rezultateve.

Panemia do harrohet Znj.Ministre e Arsimit! Do kalojë.

Por qindra mijëra fëmijë do përballen me jetën nesër, me vitet parardhëse në shkollë, me testet dhe askush nuk tregojë mëshirë për ta, duke menduar “hë t’i ndihmojnë se, nuk kanë pasur mundësi të bëjnë mësim nga pandemia”. Ne si prindër e as ata vetë nuk duam t’i ndihmoni. Ne duam t’i mësoni!!! Aq më keq maturantët, që pas pak muajsh do përballen me provimet e maturës. Boshllëku do jetë shumë i madh për fëmijët tanë! Pandemia do harrohet! Ju s’do mbani përgjegjësi, ndoshta s’do jeni as ministre, ndërsa Komiteti i Eksertëve do thotë, “ne bëmë detyrën për Covid”.

Ndaj sot, pak ditë para fillimit të mësimit (nëse do të rinisë më 11 janar), është koha të merrni një vendim: Mësim të rregullt, me orë të plota, në klasa. Alternativa tjetër më e mirë, nëse nuk ndodh e para, do ishte të mbyllej shkolla këtë vit. Nuk është fundi i botës. Fundja gjithë jetën shkollë do ta kenë, nëse duan të mësojnë.

Ndaj Znj.Ministre e Arsimit, edhe ju e Shëndetësisë, por edhe Ju anëtarë të Komitetit të Ekspertëve, duhet të vendosni urgjent! Për hir të fëmijëve tuaj, për hir të lotëve të sime bije që e kamë gjetur shumë herë duke qartë nga stresi, për hir të fëmijëve të shqiptarëve, të cilët fundja ju kanë votuar dhe jeni sot në këto poste.

Nëse nuk ndodh sot, nesër do jetë vonë.  Nëse do keni kohë dhe ju bie në dorë ky material, lexojeni, merrni frymë dhe shikoni pak fëmijët tuaj, mendoni për ta dhe merreni vendimin. Mos u nxitoni nga zyra e ngrohtë, bëjeni nesër, fundja dhe të shtunë e djelë që jeni pushim. Por, jo pa parë në sy fëmijët tuaj!!!

Shënim: Në gjithë këtë vrer, që është pak ndër rreshta sa kam ende pa shprehur, vlerësoj maksimalisht punën dhe përkushtimin e mësuesve. Të paktën, të atyre që mësojnë vajzën time, besoj kështu janë dhe në shkollat tjera. Kushtet, mësimet edhe në mbrëmje vonë, pa shkollë të tyre, turnet, oraret e tejzgjatura, infektimet, frika për familjet, i kanë stërmunduar e lodhur. Dhe, i VLERËSOJ MAKSIMALISHT!!! Kanë një komunikim perfekt me fëmijët. Aq munden dhe ata, fundja janë njerëz!!!

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed