Menu

Shkëndija e Tetovës kampione e Maqedonisë, Presidenti i klubit Lazim Destani ka një mesazh për të gjithë…

Pas shpalles zyrtarisht kampion i Maqedonisë së Veriut i ekipit të futbollit Shkëndija, Tetova u mbush dje nga festimet e organizuara kryesisht nga grupimi “Ballistët Tetovë 1992”. Me orë të tëra qyteti ishte nën “pushtetin” e turmave të ekzaltuara nga shpallja kampion e Shkëndijës së Tetovës, e cila matematikisht dihej prej disa javësh.

Në aktivitetet e organizuara nga grupimet e tifozëve por edhe nga vetë klubi, nuk mund të mungonte dhe Presidenti i Shkëndijës, filantropi Lazim Destani, njëherësh dhe Kryetari i Bordit Drejtues të “Ecolog-International”, kompani kjo që drejtohet nga familja Destani.

Një ditë pas aktiviteteve, Z.Destani iu ka dedikuar një urim të gjithëve për titullin kampion, por edhe për fesimet madhështore të organizuara në Tetovë.

“Me përmbylljen e stinorit të futbollit 2020-`21 në Maqedoninë e Veriut, kam kënaqësinë në radhë të parë t’ua përcjell urimet e mia lojtarëve të KF Shkëndija dhe gjithë stafit të klubit për titullin kampion i vendit. Gjithashtu, urime ju përcjell tifozëve të Shkëndijës kudo që jeni, anembanë trojeve tona, me tifo-grupin pararojë ‘Ballistët’, që gjithmonë i qëndron pranë skuadrës kuqezi”, shkruan Destani në rrjetet e tij sociale.

Më tej, ai vazhdon duke thënë se, “në këtë sezon diktuar nga ndryshimet që i ka sjellë pandemia, mungoi gjallëria dhe emocionet që në ndeshjet e futbollit vijnë nga tribunat e mbushura me spektatorë. Uroj që sa më shpejt të kalojë periudha e pandemisë, duke i lënë prapa të gjitha sfidat që ka sjellë ajo”. “Në mënyrë të veçantë falënderoj për prezencën e tyre kryetarin e FShF Armand Duka, kryetarin e FFK, Agim Ademi dhe kryetarin e FFMV, Muhamet Sejdini. Po ashtu më gëzuan urimet nga të gjithë mbështetësit kudo që janë, përfshirë dhe liderët e të gjitha partive politike në vendin tonë, sadoqë të gjithë të ftuar, disa prej tyre nuk arritën të jenë prezent fizikisht. Futbolli e ka forcën e tejkalimit të të gjitha dallimeve, nga cilado sferë qofshin ato, këtu e gjejnë kënaqësinë të gjithë ata që e duan dhe kënaqen me këtë sport kaq popullor. Dëshiroj që gjatë kësaj vere Shkëndija në Kupat Europiane të arrijë suksese sa më të larta, duke u sjellë gëzim dhe emocion tifozëve të saj kuqezi e duke na bërë krenar të gjithëve!”, përfundon Destani në mesazhin e tij.

Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed