Në këto ditë pandemie, kujdesi ndaj lëkurës nuk duhet anashkaluar. Në pamundësi për t’u drejtuar në qendrat e estetikës, janë dermatologet të cilat vijnë tek ne me këshillat e tyre. Një ndër to është mjekja e licencuar për estetikë Dafina Krasniqi, e cila ka vendosur që gjatë kësaj periudhe të vështirë të ofrojë këshilla falas për lëkurën.
Krasniqi na tregon disa mënyra se si mund të përgatisim kremëra në kushte shtëpie, për një lëkurë të paster dhe pa probleme.
Për pastrimin e fytyrës, mjekja Dafina Krasniqi na tregon një përzierje në kushte shtëpie të xhelit të bimës Aloe vera me vajin e ullirit.
E dimë që në preparatet kozmetike ndër përbërësit gjithnjë e më shpesh e gjejmë aloe verën, por në sasi të vogla. Kjo bimë po bëhet trend i vërtet te femrat, ndërkaq ato të cilat e kanë përjetuar magjinë e pastër të aloe verës, nuk duan t’ia dinë për blerjen e preparateve të shtrenjta. Për pastrim të fytyrës përzieni xhelin e aloe verës me vajin e ullirit. Masazhojeni në fytyrë dhe lëreni gjithë natën për të patur më shumë rezultat.
Aloe vera bën çudira në hidratimin e lëkurës. Me të nuk ju nevojiten kremra speciale. Kjo bimë gradualisht do të eliminojë njollat dhe parregullsitë nga fytyra.
Aloe vera ka dhe një ndikim të shkëlqyeshëm edhe në luftën kundër rrudhave dhe përdoret edhe si produkt anti-rrudhë.
Mirëpo, kjo nuk është magji, sepse aloe vera depërton shpejt në lëkurë dhe është shumë e pasur me nutrienë: ka 19 amino-thartira esenciale, grupin e vitaminave B (dheB12), vitaminat C dhe E, kalcium, hekur, magnez.
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT