Kompania ndëkombëtarë, që ushtron aktivitetin e saj në mbarë botën, ECOLOG INTERNATIONAL, është vlerësuar së fundmi me Çmimin e Artë për Sistemet e Sigurisë dhe Shëndetit për punonjësit e saj. Çmimi i është akodruar ECOLOG nga kompania presigjoze RoSPA, e cila njihet për specializimin e saj në vlerësimin e Parandalimit të Aksidenteve në Punë dhe kujdesit për shëndetin e punonjësve nga koorporatat. Njoftimi është bërë vetë nga ECOLOG INTERNATIONAL në faqet e saj zyrtare ku thuhet se, “shëndeti dhe siguria është gjithmonë përparësia jonë numër një!” “Ne jemi krenarë të njoftojmë se, Shoqëria Mbretërore për Parandalimin e Aksidenteve (RoSPA) i ka akorduar ECOLOG çmimin e artë ‘RoSPA”, për nivelin tonë të lartë të performancës, sistemet dhe kulturën tonë të menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë profesionale të stafeve tona, kontrollin e jashtëzakonshëm për rreziqet, riskun në nivele shumë të ulta për dëmtime, aksidente apo humbje jetësh, thuhet më tej në njoftimin e ECOLOG. Sipas saj, Kjo performancë e artë, ka qenë gjithmonë premtimi ynë për klientët tanë, kolegët tanë dhe veten tonë.
ECOLOG INTERNATIONAL është gjigandi ndërkomëtar që drejtohet nga Familja Destani, nga Tetova e Maqedonisë së Veriut. Ajo është e shtrirë në të gjithë botën, me mbi 12 mijë të punësuar, në qindra lokacione të ndryshme.
Qendra ALERT / Alert.al
LEAVE A COMMENT