Menu

Skandali me salcat e domateve dhe shafranin, përgjegjësja e koordinimit në AKU Allkoshaj: Po monitorojmë situatën, morëm mostra për analizë

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj përgjegjësja e sektorit të koordinimit dhe mbështetjes së laboratorëve në AKU Ira Allkoshaj foli për kontrollin e ushqimeve dhe masat e AKU në rastet kur cenohet siguria ushqimore.

“AKU ka trajtuar maksimalisht denoncimet dhe problematikat që lidhen me cenimin e sigurisë ushqimore. Pas publikimit të produkteve si salca domatesh dhe shafran në emisionin Alert, ku nga testimet rezultuan aditivë ushqimorë të padeklaruar, AKU ka marrë mostra të këtyre produkteve. Nga 11 mostra salcash domatesh, 4 prej tyre rezultuan negative. I dërguam në laboratorë të akredituar, presim përgjigje zyrtare për mostrat e tjera”-tha Allkoshaj.

Përsa i përket laboratorëve të AKU, Allkoshaj deklaroi se janë laboratorë të kontrollit zyrtar, analizojnë mostra me bazë risku, me origjinë shtazore dhe jo shtazore.

“Qëllimi ishte marrja e masave të menjëhershme për të verifikur produktin, pro puna nuk mbaron këtu. nuk mbaron këtu. Kemi 7 laboratorë të AKU, me të cilat kryhen analizat e produkteve. Më herët janë kryer autokotrollet pasi nuk ka patur laboratorë të akredituar”-u shpreh  Allkoshaj.

Në lidhje me mashtrimin e konsumatorit, Ira Allkoshaj tha se ndalohet etiketat e padeklaruara, ku operatori i biznesit duhet të dijë përgjegjësitë e tij, në zbatim të kërkesave të legjislacionit në fuqi.

“Kemi ndërmarrë fushata ndërgjegjësuese, ku janë dërguar edhe shkresa operatorëve të biznesit. Konsumatorët mund t’i drejtohen AKU për cdo informacion.Kemi shtuar analizimin e ngjyruesve dhe proteinës në bukë. Buka e zezë nuk duhet të përmbajë ngjyrues dhe do analizohet ngjyruesi nëse ka. Situata është nën monitorim dhe në pjesën më të madhe kanë dalur sipas deklarimit të subjektit të miellit-tha Allkoshaj.

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed