Menu

Testin për coronavirusin mund ta bëni në shtëpi, ja si mund ta bleni

Mediat në Britani raportojnë se është gati testi që dallon nëse jeni të prekur nga koronavirusi përmes antitrupave dhe mund të kryhet nga çdo person pa ndihmën e mjekëve.

Britania e Madhe ka blerë tashmë 3.5 milion teste të tilla që pritet të mbërrijnë së shpejti dhe t’i shpërndahen popullatës.

Sharon Peacock e Shëndetit Publik të Britanisë së Madhe informoi deputetët lidhur me këtë zhvillim.

Ajo tha se testet janë duke iu nështruar një prove për t’u siguruar se funksionojnë, dhe më pas do të nisë shpërndarja.

Si funksionon testi i antitrupave për Covid-19?

Testi kryhet duke marrë gjak nga maja e gishtit të një personi. Gjaku analizohet për antitrupa, dhe nëse një person ka qenë i prekur më herët nga koronavirusi, atëherë trupi i tij nis të prodhojë antitrupat për Covid-19. Duke identifikuar praninë dhe matur nivelin e këtyre antitrupave mund të kuptohet nëse personi është i infektuar apo jo me Covid-19.

Ekspertët thonë se ky test do të identifikojë edhe ata persona që mund të jenë infektuar por nuk kanë shfaqur asnjë simptomë.

Testi do të shitet në dyqanin online “Amazon” por edhe në shumë njësi të ndryshme në Britani. (NEWSBOMB)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed