Menu

Letër e hapur Ministres së Bujqësisë, Znj.Frida Krifca dhe disa pyetje per rezultatet e Planit Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve

Znj.Ministre! Në një deklaratë të një dite më parë, ju, pra MBZHR kundështoi dhe përgenjeshtroi një deklaratë të një zyrtari të Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Z.Gjok Vuksani, i cili marrë shkas nga Emisioni ALERT, kishte bërë një deklaratë në kuadër të subjektit politik që përfaqëson.

Së pari, Z.Vuksani, për rastësi ishte i ftuar në ALERT si pedagog në UBT, si agronom, si njohës i bujqësisë dhe si ish-Drejtor i AZHBR dhe është e drejta e tij te bëjë deklarata teknike apo politike. Këtë të fundit, nuk e ka bërë në asnjë moment gjatë emisionit, pasi kam dashur të qëndroj jashtë dhe larg politikës, anshmërive politike, pavarësisht se herë cënohen e herë mbrohen iniciativa apo vendimmarrje politike.

Së dyti, nga deklarata e vartwsve tuaj, u vu re se nuk ishit dakord as me shifrat e publikuara gjatë emisionit, të cilat për hir të së vërtetës, ishin të frikshme në raport me sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve. Gjithësesi, duket se nuk ishit dakord me shifrat e publikuara nga vetë dy institucionet tuaja të varësisë, ligjzbatuese, AKVMB dhe AKU, te cilave jua kishim kërkuar dhe u përgjigjen në mënyrë zyrtare.

Znj.Krifca! Përsa më sipër dhe referuar deklaratës tuaj të djeshme, kam disa pyetje për Ju, përgjigjet e të cilave mund t’i ktheni po me një deklaratë publike, ose në Emisionin ALERT, kur të keni deshirë dhe mundësi ju. E rëndësishme është që publiku, konsumatorët të kenë një përgjigje dhe informacionin e duhur (personalisht unë jam i qartë). Siç dhe ka gjatë të ndodhë, edhe mund të mos përgjigjeni fare, ne kemi të drejtë vetëm t’ju bëjmë pyetjet.

  1. A iu duken normale statistikat e mbetjeve të antibiotikëve në vezë dhe mjalt?
  2. A iu duken normale rezultatet e analizave të mbetjeve të pesticideve në fruta-perime?
  3. A është normale që në këto rezultate analizash të rezultojë edhe prezencë pesticidesh apo antibiotikë të ndaluar?
  4. A iu duket normale se për të gjitha sa më lart, por edhe për rastet kur qumështi rezulton me aflatoksinë, nuk ka asnjë masë konkrete as nga ana e institucioneve për gjurmueshmërinë dhe asnjë informacion për konsumatorët, asnjë komunikim risku?
  5. Në lidhje me alert-et nga RASFF që ju e përmendni, sa raste eksportesh keni monitoruar ju? Sepse plani i mbetjeve nuk është për eksportet!!! Apo është për eksportet dhe tregu vendas nuk monitorohet???!!! (Vetëm nga 1 prill 2023 deri më 10 prill, në portaline konsumatorit RASFF, janë 3 raste produktesh ushqimore që kanë rezultuar me probleme në BE)
  6. Po Shqipëria sa raste ka deklaruar në RASFF?
  7. A është mostruar ndonjë produkti importit?
  8. Cilat janë masat që janë marrë në të gjithë zinxhirin, nga të gjitha institucionet dhe cilat kanë qenë rezultatet për rastet e analizave jokonform (pozitive)?
  9. Gjatë deklaratës tuaj, përse nuk thatë një fjalë të vetme për impaktin e Fletores së Fermerit, e cila “festoon” dhe 1-vjetorin?
  10. Çfare ka përmirësuar Fletorja në lidhje me gjurmueshmërinë?
  11. Çfare i kontrollon AKU kësaj fletoreje dhe si është reflektuar ajo në Planin e Mbetjeve?
  12. Çdo rast jokonform është ndjekur bazuar në ligj nga strukturat përgjegjëse për të zbuluar hallkën e zinxhirit e cila ka nevojë të përmirësohetm, thoni ju në deklaratën tuaj, pa sqaruar se cilat kanë qenë masat dhe sa rastë janë zbuluar; këshillime, studime për përmirësim nga MBZHR etj.?
  13. Sa ton produkte jokonfom janë asgjësuar dhe çfarë produktesh ushqimore?
  14. Kur flisni për RASFF, sigurisht që produktet blegtorale mbeten jashtë, sepse ne nuk eksportojmë. Po situata e produkteve blegtorale si është? Aflatoksina, qelizat somatike, infeksionet, antibiotikët…???
  15. Në RASFF dalin edhe raste me infeksione Jovetëm me mbetje!
  16. Si në rastin e Planit të Monitorimit të Mbetjeve, ashtu dhe në Planet Vjetorë të Inspektimeve të AKU dhe AKVMB, si nuk ka asnjë rast komunikimi që X produkt, X fermë, prodhues apo importues, ka këto produkte në treg që të mos konsumohen?

Duke iu falenderuar për vëmendjen, konsumatorët presin përgjigjet tuaja.

Granit Sokolaj

Drejtor i Qendrës ALERT

Autor dhe moderator i Emisionit ALERT

Related Posts